E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komandanti serb ne veri te Kosoves

Gjenerali i policisë serbe dhe komandanti i xhandarmerisë, Bratisllav Dikiç ka qëndruar të shtunën në veri të Mitrovicës.

Sipas mediave serbe, gjatë vizitës në Dikiç ka ecur drejt barrikadës mbi urën e lumit Ibër dhe është përshëndetur me kalimtarë të rastit. Mësohet se gjenerali ka kërkuar nga serbët e veriut që të mos e pengojnë vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Ndryshe, ata që do të shkaktojnë incidente do të burgosen sapo të futen në Serbi, njoftojnë mediat beogradase. Serbët e veriut kundërshtojnë marrëveshjen për normalizimin Veriu i KosovësSerbët e veriut: Do çlirojmë Kosovën Halbauer: Ëndërroj heqjen e barrikadës Kosovë, ndryshon struktura policore në veri e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo i vë nën autoritetin e Prishtinës zyrtare. Në Mitrovicën veriore ata kanë vendosur postera kundër zëvendëskryeministrit Vuçiç, i cili ka paralajmëruar një vizitë në këtë zonë më 12 maj, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes. Në posterat e vendosur në muret e ndërtesave shfaqet Vuçiç me një qeleshe në kokë, tipike e shqiptarëve, si dhe mbishkrimi “Nuk je i mirëseardhur”. Një ditë më parë serbët e veriut të Kosovës protestuan në Beograd kundër marrëveshjes së Brukselit. Manifestimi nisi fiks në orën 12:44, për të simbolizuar Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Në Sheshin e Republikës u mblodhën disa mijëra njerëz, të cilët mbanin parulla me mbishkrimet “Kosova është Serbi” dhe “Kosovë do të të çlirojmë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›