E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona shpallet kampione e Evropës

Romë - Barcelona është shpallur kampione e Evropës falë fitores 2-0 Të arritur përballë Mançester Junaited në finaleN E Ligës së Kampioneve. Heronjtë e spanjollëve në këtë super ndeshje ishin sulmuesit Samuel Eto dhe Lionel Mesi, të cilët me golat e shënuar i dhanë trofeun e tretë skuadrës katalanase.

Eto arrin të zhbllokojë rezultatin që në minutën e dhjetë të takimit. Lionel Mesi dyfishon shifrat në minutën e 70-të.

Ndërsa, Kristiano Ronaldo me shokë nuk arritën të shpalosin asgjë nga ajo që kanë treguar gjatë gjithë këtij sezoni futbollistik.

Barcelona para se të mbërrinte në finale pati eliminuar Lionin, Bajernin e Munihut dhe Çelsin.

Më poshtë do të paraqesim tabelën me të dhënat e këtij takimi.

Barcelona-Manchester Utd 2-0

Barcellona (4-3-3): Valdes; Puyol, Piqué, Touré, Sylvinho; Busquets, Xavi, Iniesta (48' pd Pedrito); Messi, Eto'o, Henry (27' pd Keita).
Në stol: Pinto, Caceres, Muniesa, Krkic, Gudjohnsen.
Trajner: Guardiola

Manchester Utd (4-3-3): Van der Sar; O'Shea, Ferdinand, Vidic, Evra; Carrick, Anderson (1' pd Tevez), Giggs (30' pd Scholes); Park (21' pd Berbatov), Ronaldo, Rooney.
Në stol: Kiszczak, Rafael, Evans, Nani.
Trajner: Ferguson

Gjyqtar: Busacca (Svi)
Shënues: 10' Eto'o (B), 70' Messi (B)
Të verdhë: 16' Piqué (B), 33' pd Ronaldo (M), 35' pd Scholes (M), 48' pd Vidic (M)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›