E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi i Ançelotit dëshiron Pirlon

Roamn Abramoviç është i gatshëm t’i plotësojë dëshirat teknikut të ri. Ançeloti i ka kërkuar mesfushorin italian Andrea Pirlo dhe Abramoviç ka dhënë leje të fillojnë tratativat. Kostoja e mesfushorit italian varion nga 20-25 milion euro. Regjisori i mesfushës së Milanit përfiton 6 milion euro në vit plus premiot dhe ka një kontratë me klubin kuqezi deri në vitin 2012.

Sipas italianes “Gazzetta dello Sport”, Berluskoni mund ta lejojë nisjen e tij pasi Pirlo nuk bën pjesë ndër të preferuarit e tij, duke shikuar edhe performancën e tij në rënie këto dy sezonet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›