Udineze refuzon ofertën e Bajernit për Kualjarelën
Udine - Udineze mësohet se ka refuzuar një ofertë prej 22 milionë eurosh nga Bajerni i Munihut për sulmuesin Fabio Kualjarela. Për sulmuesin italian, i cili kërkon të largohet nga Udineze, janë të interesuara shumë skuadra evropiane, mes të cilave Juventusi, Interi, Bajerni dhe Napoli.
“Kualjarela vlen 25 milionë euro. Kemi marrë një ofertë prej 22 milionë eurosh nga Bajerni, por e kemi refuzuar”, ka thënë shefi i Udinezes, Xhampaolo Poco për radion “Kiss Kiss”.
“Jemi në bisedime edhe me Napolin, ndërsa sulmuesi po kërkohet edhe nga Juventusi. Por unë kam raporte të mira me Napolin, dhe do të mundohem që transferimin ta dërgoj në këtë drejtim”, thekson shefi i Udines.