E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, trening me Bilbaon

Barcelona ka shënuar fitoren e tetë më radhë dhe të 13-ën në përgjithësi përderisa ka mposhtur shumë lehtë Athletic Bilbaon në Kataloni.

Pique shënoi në minutën e 22-të për 1-0, epërsia u thellua në minutën e 25 pas goli të Messi ndërkaq për 3-0 shënoi në minutën e 45 Adriano pas një asisti perfekt të Cesc Fabregas.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0 për Barcelonën.

Edhe pjesa e dytë ishte e tëra e Barcelonës.

Cesc Fabregas u përkujdes që pas tetë minutave të pjesës së dytë të shënoi për rezultat 4-0.

Bilbao ngjallë lojën pas golit të pësuar nga Fabregas dhe disa herë sulmon portën e Valdes, mirëpo goli vjen vetëm në minutën e 65-të nga Ibai Gomez që ngushton epërsinë në 4-1.

Se Barcelona do të jetë fituese e këtij takimi e vërtetoi përsëri fituesi i tri herë topit të artë Leonel Messi, i cili shënoi golin pestë për Barcelonën, të dytin personal, 20 minuta para se të përfundoj ndeshja.

Pas golit të pestë në fushë shihej vetëm një skuadër dhe kjo ishte Barcelona e cila pos posedimit të topit bënte edhe aksione për gola të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›