PD shkarkon kryetarin e deges ne Prizren
Keshilli Drejtues i Partise se Drejtesise ne mbledhjen e mbajtur sot ka shkarkuar ish-kryetarin e deges se kesaj partie ne Prizren Munir Basha si dhe ish-anetarin e Kryesise Shend Kabashi.
Basha dhe Kabashi jane shkarkuar per shkelje te statutit te partise pasi dite me pare ata nenshkruan nje koalicion me PDK-ne ndryshe nga si kishte vendosur qendra. PD eshte ne koalicion qendror me AKR-ne.
147Per shkak te veprimeve jostatutore qe ishin ne kundershtim te plote me interesat e partise Keshilli Drejtues i PD pezulloi Kryesin e deges ne Prizren deri ne Kuvendin zgjedhor te deges qe do te mbahet pas zgjedhjeve 2010148 thuhet ne nje komunikate shtypi te PD-se.
Keshilli Drejtues i Partise se Drejtesise mbeshteti fuqishem aktivitetet dhe vendimet e Kryetarit dhe Kryesise se PD-se ne procesin parazgjedhor 2010.
Keshilli Drejtues i PD-se ftoi gjithe anetaresine dhe simpatizantet e PD-se qe ne menyre masive te dalin ne zgjedhjet 2010 dhe te mbeshtesin Koalicionin per Kosove te Re pjese e te cilit eshte PD.