E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona,mungon kapiteni Pujol

Pep Guardiola duhet të bëjë prap pa mbrojtësin Karles Pujol për në transfertën e Seviljas ndaj Betisit.Kapiteni i skuadrës katalanase të rekordeve të këtij viti pasi ka munguar edhe në ndeshjen e javës së kaluar të fituar në Kmap Nou ndaj Sporting Gijonit dhe në miqësoren e së mërkurrës ndaj Anglisë nuk ka rekuperuar ende nga dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë dhe për këtë do t'i duhet të mungojë edhe në ndeshjen kundër Betisit të Seviljes ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Primera Divizion.Barcelona kryeson kampionatin Spanjoll e shkëputur nga ndjekëset e saj ku më i afërti është Reali i Madridit i drejtuar nga Huande Ramos me 12 pikë më pak se katalanasit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›