Shën Valentini, si e festojnë shqiptarët ditën e të dashuruarve
Dhimbja që u kthye në dashuri, dhe dashuria që riktheu shikimin në sytë e një vajze të dashuruar u muros thellë në muret e historisë njerëzore, përë tu bërë festa e të dashuruarve. E megjithëse ndërkohëra kjo festë është himnizuar si festa e të dashurarve në ccift, përkufizimi është ndryshe. Festa mer fill aty ku lartësohet ndjenja e dashurisë. Ata ishin dy të rinj që për shkak të pargjykimeve të kohës nuk mund të jetonin të lirë dashurinë e tyre. E historia mer fill pikërisht atëherë kur perandori Romak Klaudio II, vuri re se në radhët e ushtrisë së tij,ata ushtarë të cilët ishin të martuar dhe kishin fëmijë,ishin më të dobët nga ata të pamartuarit,me ç'rast kishte lëshuar një urdhër me të cilën ndalohej martesa e ushtarëve të rinj të cilët do të ishin luftëtar potencial të tij.Prifti i quajtur Valentin duke i parë këto veprime të pa vend të Klaudit II,që u bënte rinisë ushtarake (të pa martuarve) ai vendosi që në fshehtësi të vazhdojë të bëjë kurorëzimin e të rinjve të dashuruar.Mirëpo pasi që këto aktivitete dhe veprime të këtij prifti fatkeq u zbuluan,atëherë Klaudiu II urdhëroi që prifti të dënohet me prerjen e kokës.Ky ekzekutim ndodhi më 14 shkurt 269 të erës së re.Legjenda thotë se Valentini pak para ekzekutimit i kishte dërguar një vajze të verbuar të një gardiani të burgut një letër-porosi,e cila kishte një ngjyrë safiri të verdhë,në të cilën shkruante:"Nga Valentini juaj,në shenj nderimi dhe ngrohtësie të shprehur ndaj tij".Me këtë rast sipas legjendës,ndodhi mrekullia,vajzës iu kthye shikimi.Konsiderohet se prej asaj kohe e ka prejardhjen tradita e cila mbeti e njohur në mesin e meshkujve që femrave t'u shkruajnë porosi me fjalë të ëmbla.Por ajo që është më e rendësishme kjo ditë do të shënohej më vonë në kalendarine festive humane si festa e dashurisë universale, për familjen, shokun, shoqen kolegun dhe njerëzimin në përgjithësi. Megjithatë kjo festë hap zemrat e çdokujt qe di ta festojë dhe ta kuptoje çdo 14 shkurt ku ndjenja e dashurisë duhet të triumfojë për herë të parë në jetë ndoshta dhe të harrohen stereset dhe hallet e ditëve më pas.Është lulja ajo që simbolizon dashuirinë, janë zemrat ato që simbolizojnë ndjesinë që kalon nëpër dejet e gjithkujt që di të ndjehet I dashuruar. Kjo është dita kur Tirana mbulohet nga një tis hareje dhe zhurme, ku dëshira për të festuar është e madhe. Lokalet hapin ofertat e tyre, të cilat përfshijnë në to dhe emrat më të njohur të botës së show biznesit shqiptar. E nëpërmjet festës dhe këngëve që ata mund të dhurojnë, mbushet një ditë plot me dashuri.E në këtë rrugëtim të gjëtë duket se dhe vipat do të festojnë. Ata janë pjesë e jona e një aktiviteti të gjatë dhe ndjenja hiperbolike e dashurisë nuk mund të harrohet kurrë pa u diskutuar. E nëse do të shohim se sa të dashuruar janë dhe sesa jo dhe pse të trembur shpesh herë nga reagimet e publikut, ata dinë të shprehen dhe kur kamerat i kane perballe. Ata janë publik dhe natyrisht target grupi që i ndjek është i interesuar të dijë se sa të dashuruar janë personazhet e tyre. Ato personazhe që janë mësuar t'i ndjekin në çdo ekran, ne talk showt që tashmë janë bërë pjesë e pandarë e tyre e tyre. Dashuritë në shumicën e rasteve nuk kanë dëshirë të shprehen, por megjithatë një vullnet i mirë gazetaresk mund t'i bëjë t'i shprehë. E kështu dashuri është një ndjenjë humane që mund ti thyejë kufijtë dhe në këtë sens duket se e kemi bërë dhe këtë gjë. Festat janë të shumta dhe shumë duan të bëjnë dhurata të veçanta. E nëse i kontakton për t'i pyetur se çfarë kanë përgatitur, janë të rezervuar dhe shmangen nxjerres së surprizë. Por ajo që duhet të theksohet është se rëndësia e luleve kurrë nuk ka humbur. Ndoshta nga gojëdhënat që lulja ishte ajo që simbolizon dhe historinë e kësaj feste. E një lule mund ta dhurojë kushdo, një buzëqeshje nuk kërkon shumë shpenzime. Një buqetë apo thjeshtë një gonxhe trëndafili mund të dhurojë shumë dashuri dhe natyrisht kjo mund të të zjasë dhe jetën. Kështu pavarësisht çdo llojë ngjyre luleje, e rëndësishme është emocioni dhe ndjesia e dashurisë që të dhuron. Natyrisht që fjala më e mirë dhe më e saktë e thënë në të gjithë historinë e njerëzimit është "Dashuria nuk njeh moshë". Mosha është thjeshtë një pasojë e jetës në fizikun e njeriut që s'mund ta sfumojë jetën dhe që natyrisht nuk mund ta bëjë atë të vuajë. Kështu shembulli më i mirë janë brezat dhe harmonizimi i tyre. Përçohet vit pas viti, dit pas dite në të gjithë rininë apo moshën e tretë, nga ata të cilët mendon se jeta ju ka fshirë ndjenjat. Natyrisht kjo nuk ndodh kurrë dhe për këtë ka fakte pa fund. Shën Valentini do të mbetët një festë e të dashuruarve. Do të mbetet dita ku për herë të parë duhet të mbyllen dyert e trishtimit. Duhet të thyhen gjithë tabutë e jo mirësjelljes dhe të kujtohet legjenda dhe historitë që kanë mbetur nga kohërat, sepse Shën Valentini do të mbetet historia sublime e dashurisë njerëzore.