Berisha : Kuvendi Kombëtar i PD do të zhvillohet më 11 dhjetor!

Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e radhës në Lezhë ka shpallur dhe datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD. Ai do të mbahet me 11 dhjetor.
“Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!“ ka deklaruar Berisha.
Duke iu përmbajtur deklaratave të mëparshme të ish kreut të PD, pritet që ky Kuvend të jetë për rithemelimin dhe demokratizimin e PD.