E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi-Ramës: S’jemi anëtarë të asnjë grupi që vjedhin Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një postim në rrjetet sociale, tha sot se nuk është pjesë e asnjë grupi kriminal që qeveris Shqipërinë.

Bardhi, përmes postimit të tij, iu përgjigj qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë më herët ndau në rrjetet sociale momente nga debati në seancën e djeshme të Kuvendit, në përfundim të së cilit u miratua me 76 vota pro projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”. “’Kush je?’ ‘Ore kush jeni?’ Kush janë në fakt?”, u shpreh Rama,

“Vëllai i Olsit na paska pyetur kush jemi?!”, shkruan Bardhi.

“Meqenëse çdo shqiptar e di tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij, ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi. Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “Të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”!”, përfundon Bardhi qëndrimin e tij.

Në krah të SPAK-ut apo të monumentit të korrupsionit te “rruga e shpresës”, Rama për opozitën: Kush janë në fakt?!

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›