Bardhi, thirrje Berishës: Nxirri firmat nga kasaforta dhe mos bëj SHOW!

Sekretari i përgithshëm i PD Gazment Bardhi, reagoi për mediat pak orë pasi Edi Paloka ftoi gazetarët në zyrën e tij për të verifikuar firmat. Numri dy i PD tha se për mbledhjen e Kuvendit, Sali Berisha duhet të ndjekë procedurat e statutit të partisë. “Të nxjerrin firmat nga kasaforta dhe të mos bëjnë SHOW. U provua se nuk u mblodhën 1/4 e firmave të delegatëve. Ata mund të jenë shtetas që kanë ndërruar jetë apo që nuk jetojnë në territorin e Shqipërisë, ndaj duhen verifikuar. Secili t’i mbajë hallet e veta në shtëpinë e tij dhe jo në PD. Sepse PD është shtëpia e demokratëve” tha Bardhi.
Ai publikoi edhe një video të Flamur Nokës, të datës 29 tetor, ku deputeti demokrat shprehet se firmat e Kuvendit duhen protokolluar në PD. “Ndiqni procedurën që zoti Noka thoshte edhe vetë. As më shumë e as më pak” tha Bardhi për gazetarët.