Bardhyl Taçi: Përballja e pilotëve shqiptarë me ata të Traktatit të Varshavës
Vijon nga numri i kaluar
Riza Lahi
Sikur ke qenë ca harbut, komandant Bardhyli! Më fal, ë? Kur vije te ne në repart, për shembull, aq bërtisje, sa që të hipte tmerri. Krejt ndryshe nga komisari i aviacionit Salih Dibra
Shiko! Mua më kanë ditur të gjithë edhe që nuk e kam patur as kam gjë në shpirt. Unë, edhe duke treguar faqe të gjithëve se çmë ka ngjarë për fajin tim, e dhashë shembullin tim se jam i shqetësuar vetëm për detyrën; askush nuk e besoj të keni menduar ndonjëherë se kam vuajtur për tu mbajtur me të madh, për tu mburrur apo për çfarëdo lloj leverdie tjetër Llogarit. Unë me zi të gjeta këto fotografi, sepse nuk i kam dashur lavdet, lajkatKur vinin njerëz të medias në repartin që komandoja unë apo më lart, gjithmonë tërhiqesha mënjanëSalihu, shoku ynë i mrekullueshëm, nuk bërtiste se ka qenë komisar dhe kishte një profil tjetërPor, duhet të llogaritësh që e bërtitura ka nganjëherë efektet e veta. Shkenca e fluturimit ka të bëjë me gjëra tepër ekzakte dhe tonet e prera e të rrepta janë absolutisht të domosdoshme. Ka njerëz që duhet tu bërtasësh ,mbase edhe ti kërcënosh, që të zbatojnë ato gjëra që shpëtojnë jetën apo të bëjnë të nderohesh e që ata nuk e ua dinë rëndësinë edhe aq.. Sigurisht që ka mjaft njerëz, sidomos kur janë plot kulturë të përgjithshme, që nuk kanë nevojë për të bërtitura.
A më tregon një rast tipik, kur të bërtiturit energjik kanë patur funksion të veçantë? Nga jeta jote?
Në vitin 1972, na u vra një shok i mrekullueshëm; u vra pa patur pikën e gabimit nga ana e tij dhe duke kryer një detyrë me shumë përgjegjësi. Azbi SeranajNë ato rrethana, unë kujtoj që kam ulëritur keq, kam vepruar me energji dhe, besoj, ka ndikuar për mirë veçanërisht.
HAPËM ZJARR ATJE KU KISH RËNË SHOKU YNË AZBI SERANAJ
Si ka ndodhur? Si ka ndodhur humbja e pilotit të talentuar Azbi Seranaj?
Po zhvillohej një stërvitje e madhe e koduar me emrin Peza. Kishte pjesëmarrje masive të ushtrisë, përfshirë edhe një katërshe aeroplanësh MIG 19, ja, nga këto që është vendosur të fshihen nga faqja e qiellit shqiptar. Më kishin urdhëruar që të kthehesha nga Akademia Ushtarake që po vazhdoja pikërisht për këtë stërvitje. Erdhi koha që të hynte në luftë aviacioni luftarak. Unë – udhëheqës fluturimi në poligon. Kur erdhi katërshja drejt poligonit, i pari u fut për të qëlluar komandant i saj, Azbiu. Hyri po nuk doli më. Pashë një tym dhe urdhërova pilotët e tjerë, Harilla Rebin, Hamza Kocin e Pandeli Lëngun që të ktheheshin menjëherë. Duke vrapuar me një frymë gati një gjysmë ore që nga strehimi, më së fundi u ndodhëm në vendin ku kishte dhënë jetën heroi. Ende kishte shpërthime. Ishin 300 predha avioni që shpërthenin pa pushim. Njëra prej tyre kërceu dhe desh e vrau një ushtar, të cilit vetëm i fshiku pakëz lëkurën. Unë arrita të mbledh në shlemafonin e Azbi Seranajt trutë e tij dhe kocka. Munda të gjej edhe një copë të tubit të topit. Ai tub ishte si i prerë me sharrë. Ishte e qartë se i kishte plasur predha e topit që në aeroplan; qëkur kish shkelur butonin përzjarr. Më vonë, edhe kinezët na dhanë të drejtë për këtë konkluzion NejseIshte e tmerrshme në repart, por e hatashmja erdhi po brenda asaj dite. Erdhi urdhri i prerë i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë. Duhej vazhduar loja. Njëlloj si në luftë, ku edhe mund të na vriten shokët, qe urdhri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Petrit Dume. Duhej nisur kortezhi me Azbiun në Tiranë. Ai alamet Azbiu aq i mirë e aq i shtrenjtë për të gjithë na iku mu para syve, duke e përpirë flakët dhe në mes të xhehenemit të predhave. Njerëzit ishin të vrarë në shpirt. Si të mpirë. Të heshturmbase edhe të trembur ndonjëri, por askush nuk e dha veten. Duhej shkundur situata… Mblodha kallaballëkun tim mirë dhe u përpoqa të hiqesha sa më i qetë. Me aq sa mundja. Unë nuk kam natyrë të shtirem, ti e di. I mblodha djemtë dhe u thashë qetësisht se cilit ia merrte mëndja të drejtonte katërshen për të nesërmen në shenjat e caktuara.
Pra, që do të hapte zjarr i pari atje…Atje
Po, po, ashtu. Ata e dinin se unë kisha dy muaj pa fluturuar pasi isha shkëputur nga jeta e repartit për në akademi, dhe po shikonin njëri-tjetrin. Nuk i lashë të mendonin më gjatë. U thashë se atë gjë do ta bëja unë. Pikërisht unë do ta drejtoja katërshen… Më fal, po mos po ia bëj Jam Bardhyli A doni më për Belulin?
Jo, komandant Bardhyli, jam unë që po të pyes me kaq imtësira. Ju lutem, vazhdoni
Mirë, atëherëMora aeroplanin…
Dhe u nisët për të vazhduar qitjen menjëherë?
Jo, jo! Bëra tjetër gjë. U ngrita e bëra pilotazh vertikal në lartësi shumë të ulët mu para syve të shokëve. Që të shkundej gjendja e mpirë dhe ku endej me intensitet hija e vrasjes së Azbiut. Urdhri ishte që të qëllohej në të njëjtin poligon. Të qëllohej të nesërmen e vrasjes së shokut tonë. Të qëllohej në vendin ku ende nuk ishte tharë gjaku i Azbiut të shkretë.
Po kur erdhi puna për tu ngritur në ajër që të katër?
Ende po rrinin si të mpirë. Atëherë u kam sokëllitur shokëve me të egër: Kush nuk e ka mbledhur veten, marsh nga kabina! Menjëherë! Këtë rast, e bërtitura ka qenë efektive, i dashur RizaSe si ka ngjarë më pas, ti e di; e ke shkruar diku. Ashtu është – njëri nga pilotët, mos gaboj Pandeli Lëngu, një pilot shumë i mirë, talent i vërtetë…ke fluturuar edhe ti me të, me sa kujtoj, ë? Ai ka zbritur nga kabina duke qarë për Azbiun. Por detyrën e kishim realizuar me nder..
Me sa di unë, ju keni qenë udhëheqës fluturimi kur është vrarë në ajër piloti Stilian Tanka. Kështu?
Po. Unë kam qenë udhëheqës fluturimi kur ka rënë Stiliani. Ai ishte në detyrë me pilotin tjetër, Petrika Kostani dhe bënin imitim luftimi ajror. Ky ushtrim është i vështirë dhe kërkon mobilizim dhe sedër të madhe; një pilot imiton armikun dhe tjetri i sulet ta asgjësojë. I pari bën çmosin ti shpëtojë asgjësimit; i dyti bën çmosin për të kundërtën. E pyeta Petrikën se, përse nuk ndjehet Stiliani në radio dhe mu përgjigj se nuk e shikonte gjëkundi. Pas pak më raportoi se poshtë shikonte tym. Stiliani i shkretë, në pikiatë dhe me shpejtësi të madhe, kishte braktisur avionin duke tentuar të hidhej me parashutë, por pa sukses. Atë natë kam kaluar një natë të tmerruar
Jemi në këtë temëPo juve, personalisht, a ju kanë ndodhur probleme në ajër?
Pojo…në rregull më kanë shkuar punëtA, ja të të them nja dy gjëra të vogla. Një herë… Sapo u shkëputa nga toka, mu shkëput rezervuari i majtë dhe avioni duke u anuar andej, pa mu bindur më, po i afrohej një mullari me sanë. Unë u kisha dhënë komandave plotësisht nga e kundërta, por komandat në ngritje, ti e di që nuk janë efektive sa duhet,derisa të rritet shpejtësia… vetëm prit Shyqyr që kam kaluar mullarin thuajse duke e cikur me krah ; ishte një disbalancë prej 500 kilogramësh. Ishte një telash që më ndodhi nga një punë jo e kujdesshme në tokë prej përgatitësve të aeroplanit. Më ka ndodhur edhe një rast i tmerrshëm krejt për fajin tim.
Kush ju ndihmoi? Si shpëtuat gjallë? Si ndodhi?
Ishte viti 1962 apo 1963 dhe u ngrita me alarm. Kishte ndodhur një shkelje në jug. Mora lartësinë 12 mijë metro dhe, gjithnjë në ndjekje të objektit të cilin, jo vetëm që nuk po e shihja, por po ndjenja një të këputur, si një asfiksi të përgjithshme. Aeroplani kaloi Vlorën, kaloi edhe përmbi Sazan dhe po ecte drejt Italisë, sikur ikte vetë. Po më vinte një gjendje gjumi. Mu dhe të shtrëngoja maskën e oksigjenit dheo zot. Gjë më të mrekullueshme në botë nuk kish pazar, sesa ajri, ky që na rrethon në çdo çast. Unë isha ngritur në alarm pa e shtrënguar maskën e oksigjenit dhe, kur ai më erdhi në organizëm, gjithçka u gjallërua si një pranverë. Rrëmbeva komand