E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqet mazhoranca, i jep kohë opozitës për tu njohur me programin

Deputetët kanë kohë deri të premten për të paraqitur me shkrim pyetjet për programin

parlamentiMazhoranca e re është tërhequr nga vendimi i saj i një dite më parë duke vendosur ti japë kohë opozitës për tu njohur me programin e qeverisë. Kështu pas prezantimit të djeshëm të programit qeverisës nga ana e kryeministrit Edi Rama, të gjithë deputetët kanë kohën deri të premten në orën 20:00 për të paraqitur me shkrim pyetjet dhe ankesat e tyre për programin e prezantuar nga Rama.

Debatet

Prezantimi dhe votimi i programit të ri qeverisës ka qenë debati i zhvilluar mes kryetarëve të grupeve parlamentare gjatë mbledhjes së të martës. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka gjatë kësaj mbledhjeje kërkoi më tepër kohë për tu njohur me programin para se ai të votohej. Po kjo kërkesë e Plaokës u hodh poshtë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Kjo solli menjëherë reagimin e opozitës dhe kreut të saj, Lulzim Basha i cili i bëri thirrje kryeministrit Rama për transparencë. Nga na tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka e cilësoi Gramoz Ruçin si arrogant. Pavarësisht kësaj, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vendosi që seanca të niste në orën 11:00 ku do të diskutohej programi. Por ditën e djeshme ka qenë sërish Kuvendi i cili ka njoftuar shtyrjen e seancës për në orën 18:00, duke theksuar se gjatë saj kryeministri Rama do të prezantojë programit dhe diskutimet për të do të zhvillohen të shtunën.

Basha

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari i saj, Lulzim Basha kërkoi nga maxhoranca e re që programi qeverisës ti vihet në dispozicion opozitës në mënyrë kushtetuese. Programi të në vihet në dispozicion nga Kuvendi në mënyrë kushtetuese, pas kësaj të përgatitemi për debat serioz gjithëpërfshirës e transparent. Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë përgjegjësitë, në Kuvend si opozita shqiptare, sikundër përsëris se akti i djeshëm është precedent jo premtues dhe se opozita është e vendosur për të mos lejuar nëpërkëmbjen e të drejtave themelore të saj dhe të shqiptarëve që përfaqëson e të mos pranojë kulturën e vjetër të arrogancës, apo përpjekjes për ti mbyllur gojën që në rastin e parë, u shpreh Basha.

 

Erjon Braçe: Mazhoranca e re vendosi standardin

Deputeti socialist, Erjon Braçe e ka cilësuar si një standard të ri të vendosur nga maxhoranca e re mënyrën se si do të procedohet nga kryeministri Rama për prezantimin e programit. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për mungesë transparence, Braçe publikon në rrjetin social Facebook axhedën e parlamentit deri në ditën e votimit të programit dhe qeverisë së re. Maxhoranca e re vendos standardin! Kthehu në punë Lulzim! Në Bashki! Tjetër gjë nuk di të bësh! Po! E vërtetë është! Maxhoranca e re vendosi sot (dje) një standard të ri të paqenë në 8 vitet e shkuara: Nga mbrëmja e sotme (djeshme) deri të premten në mbrëmje, çdo deputet duhet të depozitojë pyetje me shkrim rreth programit të Qeverisë; Të shtunën në mëngjes, Kryeministri dhe ministrat do ti përgjigjen pyetjeve të deputetëve; Të shtunën prej mesditës do të jetë i hapur debati rreth Programit të Qeverisë; Të dielën në mbrëmje do të votohet Qeveria e re dhe Programi i saj. Po e përsëris: Asnjëherë në 8 vite nuk ka ndodhur kështu! Dëgjova këtë nënBerishën të flasë për rikthim në një standard të vjetër të sjelljes së maxhorancës? Për cilin standard flet? Për atë të Berishës? Ai është standardi i vjetër? E ke fjalën për standardin sipas të cilit Sali Berisha nuk paraqitej as në seancat e pyetjeve e interpelancave kur deputetët e thërrisnin sipas Kushtetutës? Kthehu në punë Lulzim! Të paguajnë qytetarët e Tiranës me lekët e gjakut të tyre që të bësh Kryebashkiakun! Kthehu në punë! Tjetër gjë nuk di të bësh!, mbyll shkrimin e tij deputeti, Erjon Braçe. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›