Bardhyl Taçi: Si mu vranë shokët pilotë para syve
Komandanti i aviacionit shqiptar tregon lavdinë e forcave ajrore
Riza Lahi
Si përballova vdekjen e shokëve
Ndodhet në SHBA. Deklarimin në media se u shfarosen aeroplanët e parkut shqiptar me krahë të palëvizshëm, pra, zëvendësimi i të gjithë atyre në përbërjen e forcave ajrore shqiptare me shifrën genocidiste zero, e ka pritur me gjakftohtësi dhe burrëri, siç pritet vdekja e shokut më të ngushtë. Ende vazhdon të ruajë dinjitetin e tij me heshtje; madje edhe kur shkon fare rrallë në kafenetë ku pinë kafe shumica e veteranëve tanë të nderuar të aviacionit shqiptar dhe ku lavdia e dikurshme gëlon sheshit.
Me heshtjen e tij, Bardhyl Taçi i ngjet një gruaje të ve që ka vendosur të mos martohet më. Bashkë do të flasim rreth jetës së tij fluturuese e, rreth viteve kur aviacioni shqiptar ka patur majat e të qenit kompetitiv profesionalisht me komshinjtë tanë grekë, serbë apo italianë, kurse, sekondat e ngritjes me alarm të çifteve rojë të aeroplanëve luftarakë shqiptare, kanë qenë nga më të shpejtët që kishin ushtritë e rruzullit në atë kohë.
Si u vra komandanti para syve tanë
Komandant Bardhyli! Aviacioni ynë luftarak, që tanimë është shfarosur, ka historinë e tij që ka ecur edhe duke derdhur gjak shokësh. Juve, kur ju ka ndeshur të përplaseni me vdekjen e parë në ajër?
Kjo ka ndodhur në Kuçovë; në vitin 1958. Dëshmori i parë i aviacionit tonë në Shqipëri ka rënë në atë vit – Vasil Trasha.
Si e kujtoni dëshmorin Vasil Trasha? Në çrrethana ka rënë?
Vasili ka qenë një pilot i talentuari mrekullueshëm. Ai sikur kishte lindur për të fluturuar. Ishte gjithë reflekse, të cilët i gëlonin që në ecje, që në të folur. Vasili ishte pilot i klasit të parë, pra që kishte përfunduar programe dhe ishte në gjendje të fluturonte në të gjitha konditat meteorologjike, ditën dhe natën. Ai ka qenë njëri nga pionierët tanë të aviacionit; ishte komandant i skuadriljes.
Kam dëgjuar diçka se si ai ka asgjësuar një objekt në lartësi 9000 metra. Si qëndron kjo punë?
(Qesh me nostalgji) Ishte një objekt i lëshuar nga komshinjtë tanë; një ballonë e mbushur me ajër të lehtë. Aq qe, në nëntë mijë metra. Tentoi ta rrëzonte më parë një shoku ynë, por më kot. Kur e arriti lartësinë e tij, topi i aeroplanit nuk hapi zjarr. Kjo, sepse teknologjkisht ai nuk e përballonte hapjen e zjarrit në atë temperaturë mbi pesëdhjetë gradë më ulët se në tokë. Pas tij u ngrit Vasil Trasha. Ai ka marrë lartësinë nëntë mijë metra duke shtënë kohë pas kohe me topin e aeroplanit. Vasili e bëri këtë, që të ruhej tempëratura optimale teknike e topit kur të vinte puna për të hapur zjarr mbi objektin në fjalë. Vasil Trasha nuk gaboi në mënyrën që përdori për realizimin e detyrës në emër të mbrojtjes e mosdhunimit të hapësirës së vendit. Ai iu afrua objektit me guxim, e vuri në shënjestër dhe shtypi butonin me vendosmëri. Vasil Trasha ishte qitës i shkëlqyer
Faleminderit…Tani, vazhdojmë rreth natës së rënies së heroit.
Ai u ngrit në kuadrin e plotësimit të një fluturimi sipas titullit që mbante Pilot luftarak i klasit të parë. Koha ishte atë natë shumë e keqe me shi, me erë; sigurisht me re të ngarkuara. Por ai burrë nuk e ndaloi fluturimin.
Po përse?
Vasil Trasha po na jepte ashtu ne, pilotëve më të rinj, një leksion burrërie dhe devocioni për kryerjen e detyrës. Në luftë se pilotët luftarakë atë destinacion kanë, sado djem të mirë e paqësorë të duket dhe që janë në të vërtetë mund të dalin gjithfarë situatash të ndërlikuara…Dëgjo! Psikologjia e heroikes, e dinjitetit, burrërisë dhe bujarisë janë tipike shqiptare dhe jeta është e bukur të jetohet ashtu. Ka edhe një psikologji tjetër, ajo e mesatarit, e njeriut të strukur…Si të ta shpjegoj…Hë..Besoj e di një përrallë të La Fontenit. Tregon se si, luani, thërriti kafshët e pyllit në strofull. Sapo ariu u ankua për erën e keqe që kishte strofulla e të plotfuqishmit të kafshëve, luani e mbyti. Majmuni lajkatar, si pa gjithçka me sytë e tij, i tha që nuk ka aspak erë. Luani e mbyti edhe atë. Dhelpra dinake, që tha se unë jam me rrufë,se nuk ndjente as erë të mirë e as të keqe, shpëtoi kokën. Kjo psikologji nuk u shkon pilotëve luftarakë. Njeriu që të jetë dinjitar për emrin e tij, për jetën e tij, duhet ta shikojë të vërtetën në sy, rrezikun në sy dhe të bëjë çmos të ruajë të pa pushtuar atë mal që nuk merret më që është dinjiteti personal. Ne e dinim se çfarë rreziqesh paraqiste ajo natë. Vasili, gjithashtu.
Pati ndonjë të dridhur zëri komandanti juaj?
Komandant Vasil Trasha, ishte absolutisht i qetë. Pa i lëvizur asnjë nerv, me fytyrën si prej hekuri, ai u drejtua te kabina. Dhe u ngrit. Të gjithëve ne të rinjve, na ngjau si një luan. Ka qenë një leksion i mahnitshëm për tërë jetën time, për mua dhe jo vetëm për mua. Do të na ndodhte edhe ne të tjerëve ndonjëherë kësi situate; vërtet, dhe mua më ka ndodhur..Shumë e rëndë. Do të ta tregoj pastaj.
Po, kur u vra? E përpiu ndonjë re e atij moti të llahtarisur?
Jo! Vasil Trasha arriti ta plotësonte detyrën. Si shpenzoi gjithë minutazhin e parashikuar për detyrën, ai u va, kur po vinte për në aerodrom. Me siguri ndikuan kushtet atmosferike; për më tepër, kur, mjetet tona radioteknike ato vite ishin shumë të dobëta.
Si qe reagimi te ju? A pat ndonjë pilot që hoqi dorë nga të fluturuarit pas asaj katastrofe?
Reagimi ynë? Po na u vra komandanti para syve tanë! Pikërisht komandanti ynë, ai burrë që na kishte mësuar ne të gjithëve; u vra kur po e prisnim nga çasti në çast që të vinte pranë nesh dhe të na fliste për fluturimin e tij…Në familjet tona kishte njerëz të tronditur shumë dhe, me siguri, që edhe u bënin presion burrave a djemve të tyre të hiqnin dorë, por, që të gjithë pilotët e bazës manifestuan guxim dhe dashuri të pakufishme për profesionin e bukur të pilotit. Askush nuk kërkoi të largohej a të bënte manovra për tu larguar. Ishte krejt e thjeshtë të largoheshe. Mjafton dy tre herë koka… stomaku… sndjehem mirë dhe…të largonin.
Dy dëshmorë nga aeroplanët e spërkatjes
… Kur u vranë në ajër dëshmorët Refit Jazoi dhe Muharrem Hida, unë kam qenë 22 vjeçar. Nëna ime u thoshte komshinjve: U vranë alamet pilotësh me tërë atë përvojë, po Rizi im që sa ka filluar?…
I kujtoj…Kanë qenë burra shumë të mirë. Ata u vranë në aerodromin e Lushnjës; një aerodrom i vogël, fushor. Kishin shkuar atje në ndihmë të bujqësisë dhe ranë në tokë nga lartësia 7080 m. U vranë në ngritje prej spostimit të ngarkesës që kishin vendosur në avionin An2. Ata ishin pilotë të bazës së Tiranës, Skuadriljes, siç i kemi thënë gjithmonë. Atje shkoi dhe grupi juaj prej gjashtë vetash, që nga shkolla e aviacionit. Ka qënë baza nga ku ngriheshin aeroplanët që spërkatnin tokat e bujqësisë apo zonat kënetore, plazhe, pyje…Është bërë tërë ajo punë me atë aeroplan që konstruktori i tyre, i ka cilësuar me plot saktësi vjeçnij, pra, shekullor. Me sa kujtoj unë, pas asaj katastrofe, megjithëse keni bërë shumë e shumë orë fluturimi, ju kanë shkuar punët shumë mirë në përgjithësi, me përjashtim të rastit të një katastrofe tjetër…
Që përfundoi pa vdekje…
Po! Kanë qenë dy pilotë me përvojë të madhe, ish instruktori i shkollës së aviacionit, Sybi Koçi dhe ish piloti gjuajtës, i vetmi pilot rom që ka patur vendi ynë Lutfi Hyseni. Atyre iu bllokua motori në gaz të vogël nga një ndërhyrje e pakualifikuar që kishte bërë gjatë punimeve një teknik. Pilotët raportuan, u ndodhi bllokimi ndërsa po vinin në bazë dhe, fare pak metro para se të arrinin në bazën e tyre, ata takuan në tokë, duke iu s