Bardhyli me këngën “ E harruar”
Këngëtari Bardhyl Sumaj ka realizuar një këngë në bashkëpunim me rep-këngëtarin Bujaa.
Kënga “E harruar” është me tekst të këngëtarit, përderisa ajo është realizuar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Ndryshe, Sumaj është këngëtar që ka një kontratë me një produksion gjerman, me të cilin ka të realizuara disa këngë në gjuhën angleze e gjermane, e të cilat priten që të lansohen në vitin 2010.
Sumaj edhe më parë kishte marrë pjesë nëpër festivale në Kosovë, ndërkaq në festivalin “PoliFest 2004” ai qe ishte shpërblyer. Pas kësaj kohe këngëtari kishte filluar të jetojë në Gjermani, ku ka rënë në kontakt me producentët gjermanë.