Bare: 200 mijë shqiptarë në demostratë
Një ditë pas demostratës paqësore të opozitës, Partia Socialiste falenderon të gjithë qytetarët të cilët ishin pjesëmarrës.
Kjo deklaratë është bërë nga kreu i degës së PS së Tiranës Besnik Bare.
Ndërkaq, ai theksoi se ashtu sikurse organizimi i kësaj proteste nga ana e opozitës mbështetet plotësisht në ligj dhe garanton respektimin e ligjit në gjithë zhvillimin e saj, ajo ishte terësisht paqësore, ndërsa ka marrë dhe vëmëndjen e duhur.
Sipas Bares, 200 mijë shqiptarë u mblodhën së bashku për të kërkuar zgjedhje të lira dhe për nder të viktimave të 21 janarit.