E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: Në pranverë, do të sjell ekipin turk në Prishtinë

Ylli i futbollit shqiptar, Lorik Cana që luan në gjigantin turk Gallatasaray ka thënë se në pranverë do ta sjell ekipin turk në Prishtinë. Ai tha se ka biseduar më drejtuesit e skuadrës turke për miqësoren e mundshme që do të zhvillohet në Kosovë.

"Unë kam biseduar më drejtuesit e klubit dhe ata janë të gatshëm që të zhvillojnë ndeshje miqësore në Kosovë. Kjo miqësore patjetër do të luhet gjatë sezonit futbollistik, brenda pak muajsh", ka thënë Cana.
 

Ai tha se më vonë do të dihet se më kë do të luaj Gallatasaray miqësoren në Kosovë.

"Do të bisedoj me babin tim dhe me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe te shohim se me kë do të luajmë, me Prishtinën apo me përfaqësuesen e Kosovës. Do të dëshiroja që të luajmë me përfaqësuesen, sepse do të ishte ndeshje historike dhe në interes te vendit", tha Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›