E Diel, 1 Nëntor 2026

Bare: Berisha abuzon me shifrat, kemi rënie të ardhurash

Deputeti Besnik Bare u shpreh se faktet e publikuara nga vetë INSTAT dhe Ministria e Financave, janë në kundërshtim të hapur me deklarimet e sotme të Kryeministrit.

“Ndërkohë që Sali Berisha flet për bum turistik, të ardhurat fiskale për periudhën qershor korrik të kësaj vere, krahasuar me vitin e kaluar, tregojnë qartë se fatkeqësisht bum nuk ka”, u shpreh ai. Bare shtoi se duke përllogaritur inflacionin krahasuar me një vit më parë, kemi një rënie të ardhurash tatimore dhe doganore.

“Shifra më e rëndësishme që kundërshton haptazi deklaratat e Sali Berishës është rënia drastike me 15% e të ardhurave personale në periudhën qershor korrik krahasuar me një vit më parë. është për të ardhur keq që Sali Berisha vazhdon të gënjejë shqiptarët dhe të abuzojë me shifrat. Fatkeqësisht, krahasuar me një vit më parë, shqiptarët janë sot më të papunë dhe detyrohen të mbijetojnë me më pak të ardhura. Fajtor për këtë ka vetëm një njeri, Sali Berisha”, përfundoi deputeti i opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›