Eshton: BE-ja e shqetësuar për raketat ruse në Abhazi
Thirrja e Eshtonit vjen pasi Moska konfirmoi vendosjen e sistemit të raketave në rajonin kryengritës të Abhazisë, në Gjeorgji.
Eshton tha se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për vendimin e Rusisë, që të vendosë sistem raketor kundër-ajror në Abhazi, “pa pëlqimin e qeverisë së Gjeorgjisë”.
Shefja e diplomacisë Evropiane theksoi se vendosja e raketave është “në kundërshtim me marrëveshjen gjashtë pikëshe për armëpushim”, të vitit 2008 dhe rrezikon rritjen e mëtejshme të tensioneve në rajon.