Bare: Berisha të tregojë firmën për 4 miliard dollarët

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzat ndaj deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi në lidhje me pasurinë e saj. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Besnik Bare ka deklaruar se kryeministri Berisha nuk duhet të heshtë por duhet të flasë për koncesionet e marra nga deputetja Vokshi me firmën e tij.
"Berisha të mos heshtë por të flasë për firmën që ka dhënë për 4 miliard dollarë. Siç shpjegohet heshtja e Berishës tregon se çdo ditë e më shumë po vërtetohet korrupsioni. Berisha duhet të tregojë si është ndarë në pjesë 4 miliard dollarë pasuri publike e shqiptarëve" theksoi Bare.
Më tej deputeti i PS-së Besnik Bare theksoi se ky është pushteti i motrave ku deputetja e PD-së Albana Vokshi i ka dhënë kunatit të saj koncesione.