Ndryshimet në kod, politika po minon zgjedhjet e ardhshme lokale
10/08/2010 Me dekretimin e datës së zgjedhjeve KQZ-ja përgatit infrastrukturën zgjedhore
Politika rrezikon të hedhë në erë procesin e zgjedhjeve vendore, që do të mbahet vitin e ardhshëm. Kjo sepse Kushtetuta e përcakton qartë se menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, të cilën Presidenti i Republikës është i detyruar në bazë të Kushtetutës ta shpallë brenda javës së parë të shtatorit, KQZ-ja do të fillojë punën për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Dhe nuk është çudi që politika, ashtu siç ka bërë dhe herë të tjera, t’ia dërgojë këtij institucioni ndryshimet në kod në çastin e fundit. Dëshmia më e qartë për këtë ishin zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur marrëveshja për certifikatat u arrit vetëm një muaj e pak ditë para zgjedhjeve. Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte përfunduar infrastrukturën zgjedhore dhe më pas u detyrua t’u rikthehej punëve nga fillimi. Nderkohe nje grup qytetaresh kane kerkuar ne KQZ referendum mbi rinumerimin e fleteve te votimit. Por qe per KQZ kerkesa ka qene me mangesi ligjore
Afatet
Kushtetuta e Shqipërisë nuk përcakton ndonjë afat se sa kohë para zgjedhjeve ligjvënësi duhet të dorëzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse ka. Menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve, në bazë të Kodit Zgjedhor, institucionit të zgjedhjeve i duhet të fillojë punën me listat e zgjedhësve dhe pastaj me të gjitha të tjerat. Por në skenën politike ekziston ende debati i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, apo dhe hetimi i zgjedhjeve të 29 qershorit të vitit të kaluar, që opozita e kërkoi për një vit rresht. Në rast se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të bëhen vetëm pas hetimit të tyre, atëherë pak shpresa mbeten se ato do të përfundohen në kohë. Po edhe nëse në rastin më të mirë, puna e KQZ-së do të fillojë në shtator dhe do të mbarojë diku nga fundi i nëntorit, sërish pengesat do të jenë të mëdha për organizimin e zgjedhjeve, pasi nuk dihet se në çfarë pikash do të atakohet kodi aktual, me të cilin duket se deri atëherë do të ngrihet një pjesë e mirë e infrastrukturës.
Dekreti
Ndërkohë që në javët e para të shtatorit KQZ-së i duhet të përcaktojë zonat e administrimit zgjedhor, sipas kodit të miratuar nga dy forcat e mëdha politike, institucionit të zgjedhjeve do t’i duhet të harxhojë kohë edhe me një debat tjetër, që është ai i djegies së fletëve të votimit të mbetura nëpër magazina që nga zgjedhjet e 29 qershorit të vitit të kaluar. Nga ana e saj PS-ja po kërcënon politikisht që fletët të mos digjen për efekt hetimi, ndërsa KQZ-ja ka kaluar çdo afat të ruajtjes së tyre. Me pak fjalë, nëse do të harxhohet sërish kohë me deklarata politike, duke ndërhyrë në punën e KQZ-së dhe duke i dërguar ndryshime pas ndryshimesh në kod në çastet e fundit, atëherë kemi të bëjmë me proces zgjedhor të atakuar që pa filluar mirë akoma dhe nga zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm nuk mund të pritet më shumë qetësi politike sesa nga zgjedhjet që shkuan. Humbësi sërish do ankohet se zgjedhjet u cenuan, afatet nuk u respektuan dhe do vijojmë sërish me të tjera deklarata dhe kundërdeklarata politike, të cilat as më shumë e as më pak nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shtojnë vendit koston politike dhe të imazhit në sytë e ndërkombëtarëve.
Kume: Jemi në afatet ekstreme, sa më shpejt reforma zgjedhore
Klasa politike nuk duhet të humbasë më kohë për të nisur punën për reformën zgjedhore. Sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, dy forcat e mëdha politike, PD-ja e PS-ja, janë në afatet limit për t’i bërë amendimet e nevojshme Kodit Elektoral, kohë kjo që për juristin Kume kushtëzohet dhe me dekretin e pritshëm të 8 shtatorit të Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale të 2011-s. “Po vijmë në afate ekstrem për realizimin e reformës zgjedhore. Referuar kërkesave të Kodit, afati maksimal që Presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet është 8 shtatori dhe zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen jo më afër se 30 ditë nga mbarimi i mandatit të vendorëve, afati i të cilave përfundon më 8 qershor 2011. Kjo kohë e mbetur në dispozicion për të bërë reformën zgjedhore është e limituar. Me fillimin e punimeve të Kuvendit prioritet do të duhet të jetë reforma zgjedhore. “Deklarata e zotit Kume vjen në një kohë kur interesi më i madh për të bërë një reformë elektorale gjithëpërfshirëse është shfaqur nga shoqëria civile, andaj për ish-kreun e KQZ-së, të diktuar nga nevoja për korrigjime në Kod, përfaqësues të shoqërisë civile, por dhe partive të vogla të prekura nga kodi aktual në zgjedhjet parlamentare të 2009-s kanë parë të arsyeshme hartimin e një drafti me propozime konkrete, pika këto që do të prezantohen dhe në komisionin e reformës zgjedhore, në rast se dy partitë e mëdha do të bien dakord për ngritjen e tij. Këto propozime synojnë korrigjimin e sistemit zgjedhor dhe depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve. Rishikimi i së drejtës së partive politike për të zëvendësuar anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit dhe atyre të numërimit është edhe kjo një pikë e përfshirë në amendimet përkatëse, sikundër dhe heqja e së drejtës së partive politike për të pranuar ose jo anëtarin e Kolegjit Zgjedhor.