Meta takon presidentin libanez Sulejman

Gjatë vizitës zyrtare në Beirut, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Libanit Michael Sulejman.
Gjatë takimit me Presidentin libanez, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, theksoi se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm, nisur edhe nga mendimi në favor të këtij realiteti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ministri i Jashtëm shqiptar e njohu Presidentin libanez me politikën paqësore dhe konstruktive të Shqipërisë, si dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fokus të veçantë pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Meta gjithashtu theksoi qëndrimin e Shqipërisë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Lindjen e Mesme, në përputhje me qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë kontekst Presidenti Sulejman vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe politikën e saj të hapjes ndaj rajoneve të tjera, veçanërisht atyre fqinj, si Lindja e Mesme.
Presidenti i Libanit theksoi se ekzistojnë potenciale të pashfrytëzuara në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në këtë drejtim duhen bërë hapa përpara.
Gjatë vizitës zyrtare në Beirut, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në takimin me Presidentin e Libanit Michael Sulejman, shkëmbeu mendime mbi mundësitë e mëdha të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes reciprok.
Zoti Meta dhe Presidenti libanez, Sulejman ranë dakord për rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor të marrëdhënieve mes dy vendeve, me qëllim nxitjen e tyre dhe nënshkrimin e shpejtë të disa marrëveshjeve, që janë në proces.