E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare dëshmon në gjykatë: Më 21 janar turma u provokua

Gjykata e Tiranës ka rinisur sot seancën gjyqësore për ngjarjet e “21 janarit”.
 

Në seancën e sotme janë thirrur për të dëshmuar edhe tre deputetët socialistë, Tom Doshi, Paulin Stërkaj dhe Besnik Bare.
 

Në dëshminë e tij, deputeti i PS-së Bare ka theksuar se në protestën e 21 janarit turmua u provokua.  "Kemi qenë paqësorë gjatë protestës sonë më 21 janar. Në dijeninë time kryeministria nuk u sulmua më 21 janar" tha Bare.

Ndërkohë në seancën e kaluar trupi gjykues rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së sigurisë “arrest në burg” për gardistitn Agim Llupo.

Agim Llupo, gardisti i akuzuar për për vrasjen në 21 janar të demonstruesit Ziver Veizi ngjarjet e “21 Janarit” do të vazhdojë të qëndrojë në qeli, deri në përfundim të procesit.

vijon..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›