E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Rritje të gjyqtarëve në gjykatat me mbingarkesë

Ministria e Drejtësisë ka paraqitur sot një studim në lidhje me rishpërndarjen e gjyqtarëve në gjykatat e Shkallës së Parë dhe ato të Apelit.
 

Në fjalën e tij, ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka theksuar do të rritet numri i gjyqtarëve në Gjykatat të cilat kanë mbingarkesë në shqyrtimin e çështjeve ndërsa do të ulet numri i tyre në gjykatat e vogla.

“Ne kemi shkuar në çdo gjykatë dhe nëpërmjet sistemit dixhital kemi marrë informacione për çdo gjyqtar të cilat i kemi analizuar dhe kemi arritur në konkluzion se në gjykatat në të cilat ka mbingakesë do të rritet nr i gjyqtarëve ndërsa në gjykatat e vogla numri i gjyqtarëve do të ulet për të bërë të mundur vendosjen e një fizionomie të re në gjykatat” tha Halimi.

vijon...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›