Bariç , pika e pare: Bjellorusi-Shqipëri 2-2

Nga Dash Frashëri dhe Franc Hoxha
Ervin Skela dhe Besnik Hasi janë dy lojtarët që me golat e tyre kundër Bjellorusisë do të mbeten gjatë në kujtesën e trajnerit kroat të Kombëtares shqiptare, Oto Baric, pasi ishin ata, kur Skela nga pika e bardhë (barazoi rezultatin 1-1) dhe Hasi katër minuta para përfundimit të takimit Bjellorusi-Shqipëri, i dhuruan pikën e parë historike Baric në ndeshjen e 62 në kampionatet kuropiane të Shqipërisë. Barazimi me Bjellorusinë është i 13-ti për Shqipërinë në Europë dhe i 44-ti në 215 ndeshje totale që ka zhvilluar Shqipëria, qysh nga ndeshja e parë zyrtare e saj më 7 tetor 1946. Dy golat kundër Bjellorusisë e cuan në 45 golat në Europë dhe në 180 të shënuar gjatë gjithë historisë së saj ndërkombëtare. Shqipëria e filloi shumë keq takimin, teksa pësoi në mënyrë të befasishme gol që në minutën e 2-të me anë të Kalacev. Pesë minuta më pas, Ervin Skela barazoi nga pika e bardhë,por barazimi nuk jetoi më shumë se 17 minuta, kur në minutën e 24-t, është Maksim Romashcenko që kalon në avantazh Bjellorusinë. Bjellorusi gjuajti brenda zonës nga ana e djathtë duke e bërë të pavlefshme ndërhyrjen e Likës. Bjellorusi-Shqipëri 2-1. Me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Shqipëria ishte më ngulmuese dhe më kërkuese drejt portës kundërshtare, ku Skela organizon më mirë operacionet në gjysmëfushën bjelloruse. Epërsia konkretizohet edhe nga goditjet e këndit (9-7 për Shqipërinë) dhe nga zotërimi i topit (51-49% për ekipin tonë). Një numër rasteshe me Skelën, Haxhin, por pa rezultat. Sulmuesi Kapllani zëvendëson Ervin Skëlën e pafuqishëm dhe Devi Mukaj futët në lojë në vend të Altin Lalës. Kanë mbetur edhe 15-të minuta lojë dhe Shqipëria ngulmon teksa në veprimet sulmuese marrin pjesë edhe mbrojtësit Dallku dhe Besnik Hasi. Është lojtari i Lokerenit në kampionatin belg, Besnik Hasi konkretizoi në minutën e 86-të epërsinë territoriale të ekipit tonë duke shënuar golin e dytë për Shqipërinë dhe ata të barazimit 2-2. Rezultat që mbeti i fiksuar deri në fund të fërshillimës finale të gjyqtarit finlandez Tony Asomaa. Një pikë e cmuar e marrë me Bjellorusinë në Minsk. Një start premtues në kualifikueset e Euro 2008. Një motiv më shumë për të fituar me Rumaninë, më 6 shtator 2006. KRONIKA E NDESHJES **** Pjesa e pare: 2' Bjellorusia ka kaluar në avantazh që në minutën e 2-të. Goli është shënuar nga Kalacev. 7' Shqipëria barazon me penallti. Skela realizon nga pika e bardhë në minutën e 7-të. Bjellorusi-Shqipëri 1-1. 18' Në minutën e 18, Adrian Aliaj rrezikoi me një goditje të lirë. 22' Portieri Lika në një ditë të mirë ka bërë disa ndërhyrje të sigurta. 24' Në minutën e 24-t, është Maksim Romashcenko që kalon në avantazh Bjellorusinë. Bjellorusi gjuajti brenda zonës nga ana e djathtë duke e bërë të pavlefshme ndërhyrjen e Likës. Bjellorusi-Shqipëri 2-1 27' Në minutën e 27-të Altin Lala ka një mundësi të mirë për të barazuar, por mundur të shënojë. 28' Edhe Haxhi në të 28' pati mundësi, por nuk realizoi. 28' Pas disa sekondash Lorik Cana ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Hleb. 35' Lala gjuan nga larg por pa rezultat. 38' Skela ekzekuton gjuajtjen e 4-t nga kendi për Shqipërinë 42' Ilion Lika bën një ndërhyrje të sigurtë duke mos e rrezikuar situatën 45'+1 Përfundon pjesa e parë PJESA E DYTË 46' Fillon pjesa e dytë 46' Curri futet ne loje ne vend te Aliaj 52' Shqipëria ekzekuton korner me Skelën 53' Haxhi ekzekuton goditje nga kendi 53' Gjuan Dallku por bllokohet 55' Ilion Lika shpëton portën 58' Kulci i Bejllorusisë sulmon portën tonë. 58' Lika nxjerr Shqipërinë nga situata 59' Skela ekzekuton një goditje kendi 59' Tare ka një mundësi të mirë shënimi 60' Omelyanchuk shpëton portën e Bjellorusisë 73' Kapllani hyn në vend të Skelës 73' Tare gjuan drejt portës 73' Kapllani hyn ne vend te Skeles 77' Dallku bllokohet në gjuajtje. 84' Mukaj hyn në vend të Lalës 86' Hasi shënon gol duke barazuar rezultatin 2-2 90+4' Gjyqtari finalandez përfundon ndeshjen --------------------------------- SKEDA E NDESHJES Bjellorusi-Shqipëri 2-2 BJELLORUSIA: Khomutovski, Kulchy, Korythko, Omelyanchuk, Shtaniuk, Viacheslav Hleb, Kalachev, Kovba, Romashchenko, Hleb, Kutuzov. Stol: Sulima, Strakhanovich, Lentsevich, Bulyga, Kontsevoy, Yurevich, Lanko Trajner: Yuri Puntus * * * SHQIPERIA: Lika, Dallku, Hasi, Aliaj (46' Curri), Beqiri, Haxhi, Lala (84' Mukaj), Cana, Skela (73' Kapllani), Tare, Bogdani. Stol: Beqaj, Dede, Curri, Shkembi, Mukaj, Kastrati, Kapllani Trajner: Oto Baric STATISTIKAT E NDESHJES --------------------------- BJELLORUSI/SHQIPERI 2 Gola 2 11 Gjuajtje në total 14 7 Gjuajtje në kuadrat 6 5 Faulla 5 6 Korne 9 49% Zotërimi i Lojës 51% SHQIPËRIA NË KAMPIONATET EUROPIANE 62 ndeshje 8 fitore 13 barazime 41 humbje Golat: 45-124 Ndeshje në total 215 ndeshje 44 fitore 40 barazime 130 humbje Golat: 180-391