Braunshvajg fiton 17-0 pa Bekim Kastratin

17 gola, nga këto 11 në pjesën e dytë, shënoi skuadra gjermane e Bundesligës 2, Eintrahti Braunshvajg në gjatë një ndeshje miqësore të fituar 17-0 me amatorët e HSC Leu 06.
Një "fitore" ngushëlluese për ekipin e Bekim Kastratit pas humbjes 2-0 me TuS Koblenz në kampionatin gjerman të Bundesliga 2.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekik Kastrati, nuk ishte pjesë e formacionit të ekipit të tij, pasi prej datës 28 gusht është i grumbulluar me përfaqësuesen kuqezi për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Rumanisë.
Golat për Braunshvajg u shënuan: Banecki (3), Fuchs (3), Rische (2), Weiland (2), Schweinsteiger (2), Kuru (2), Hauswald, Tauer, Siegert,