Labinot Haliti humbet në Njukasëll-Kuinsland 2-3

Njukasëll Xhets ku aktivizohet edhe futbollisti shqiptat Labinot Haliti humbi në shtëpi 3-2 me Kuinsland, në ndeshjen e dytë të kampiontit australian. Pjesa e parë e takimit përfundoi 2-2,ndërsa goli i fitores për Kuinsland u shënua në minutën e 87.
Labinot Haliti është vlerësuar nga media australiane për qendrueshmërinë e tij duke qenë edhe një kërcënim i përhershëm për kundërshtarin. Madje nga krosi i ti erdhi edh goli i parë i Njukasëllit
Trajneri i Njukasëll Xhets, Nik Theodorakopoulos ishte i pakënaqur nga gjykimi, madje e konsideroi si një vjedhje që iu bë ekipit të tij, ndëkrohë që tjetër mendimi pati trajneri kundërshtar Miron Blajberg, që e konsideroi fitoren si të merituar.
Njukasëll ka marrë një pikë në dy ndeshje, teksa në të parën ka barazuar 0-0 në transfertë me Knajts.