E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç në shtypin holandez: “E meritonim një pikë”

Euforia e "portokallinjve" zgjati shumë pak. Kështu shkruan gazetari Erik Oudshoorn në faqen holandeze nrc.nl. "Bondscoach" Marco van Basten provoi një tjetër mbremje të frikshme, dhe ishte e qartë se dicka nuk shkoi me 11-shen holandeze, me një kundërshtar të rreptë si Shqipëria. Pas euforisë në lidhje me ndeshjen e mirë të zhvilluar kundër Bullgarisë disa ditë më parë, Holanda u paraqit e zbehtë përballë Shqipërisë, aq sa mund formacioni i Van basten mund ta kishte mbyllur në barazim ndeshjen. Mbrojtësi i djathtë Armend Dallku ishte shumë afër shënimit të golit kur topi i goditur prej preku shtyllën. Trajneri i Shqipërisë, kroati Oto Baric jo pak herë u shfaq i vrullshëm, madje duke kapur edhe tre topa në zonën prej 16 metreshit, për t'ua dhënë lojtarëve të tij. Por gjyqtari izraelit Alon Yefet nuk veproi kundër tij pasi Holanda është një vend i rëndësishëm futbolli", shkruan reporteri holandez Erik Oudshoorn. "Në pjesën e parë portokallinjtë, duke iu referar Baric ishin më të mirë, por në në pjesën tjetër të lojës ekipi i tij (shqiptar) u tregua më aktiv. Në duhet të kishim marrë të paktën një pikë", citon gazeta pjesë nga deklarata e trajnerit të Shqipërisë. Në pjesën e dytë njëmbëdhjetëshi holandez zhvilloi një lojë të mjerë. Krijimtaria ishte, por ritmi i lojës ishte i ulët. "Shqipëria ishte më shumë aktive. Ishte e natyrshme që zëvendsësimi me mbrojtës të freskët (Urby Emanuelson dhe Kler) ishte i nevojshëm", vazhdon shkrimi. "Njëmbëdhjetëshi holandez vazhdoi presionin, por portokallinjtë kishin nevojën e shqiptarëve për të saktësuar shinjestrën. Pas një goditje e Van Persiet, Nevil Dede devijoi drejtimin e topit dhe portieri Arjan Beqaj mbeti i befasuar duke bërë cdo për të shmangur". Gazeta vlerëson edhe golin e Debatik Currit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›