Grupi G. Kundërshtarët tanë. Bjellorusia fiton me Slloveninë 4-2

Bjellorusia fitoi në shtëpi kundër Sllovenisë në Minsk me rezultatin 4-2. Bjellorusët e Jurus Puntus shënuan të parët në minutën e 23-të, me anë të Denis Kobva, dhe pa kaluar 33 sekonda barazoi (1-1) për Slloveninë mbrojtësi i Olimpikut të Marsejës, Bostjan Cezar. Sllovenia arriti t'i mbyllë 45 minutat e para me rezultatin 2-1, kur dyfishoi rezultatin me anë të Klemen Lavric që realizoi në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, Bjellorusia sulmoi më shumë duke barazuar fillimisht rezultatin me anë të Sergei Kornilenko (52'), ndërkohë që po ku lojtar i dha tri pikët e para Bjellorusisë duke shënuar golin e tretë në minutën e 60-të. Pesë minuta përpara përfundimit Bjellorusia katërfishoi rezultatin me anë të Korytko. Sllovenia e zotëroi më shumë topin (66 %), por Bjellorusia goditi më shumë në portë (11), kornet 3-3. Me këtë fitore, Bjellorusia u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Sllovenia e trajnerit Branko Oblak pësoi humbjen e dytë dhe mbeti në kuotën e 3 pikëve. Një fitore e "hidhur" për Shqipërinë kjo e Bjellorusisë, pasi në rast humbje me Holandën do të spostohemi në vendin e gjashtë me vetëm një pikë.