Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit viziton Kosovën

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, egjiptiani Hassan Moustafa, do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare dyditore, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës.
Kryetari i FHK-së, Mexhit Devaja, i kishte dërguar ditë më parë një ftesë zyrtare njeriut të parë të hendbollit botëror, ndërsa të hënën në adresën e FHK-së ka ardhur konfirmimi se Hassan Moustafa do të vizitojë Kosovën më datën 22 deri më 24 tetor.
"Presidenti i IHF-it dhe përkrahësi i madh i Federatës së Hendbollit të Kosovës, sot edhe zyrtarisht për mes zyrës në Bazel e konfirmoi ardhjen e tij në një vizitë dy ditore në Kosovë, vizitë kjo e cila bëhet në vazhdën e turneut që do të bëjë në vendet e rajonit. Presidenti dr. Hassan Moustaf në Kosovë vjen nga Tirana më datën 22 tetor dhe do të qëndrojë deri më datën 24 tetor, kur do të udhëtojë për në Vjenë. Gjatë kohës që do të vizitojë Kosovën dr. Moustafa përvec bisedave dhe takimeve që do të ketë me kreun e FHK-së, z.Mexhit Devajën me bashkëpunëtorë, do të vizitojë edhe mjediset e hendbollit nëpër Kosovë, kurse zyrtarisht do të pritet edhe nga Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeinistri z.Agim Ceku, Ministri i Sportit z.Astrit Haraqija si dhe do të ketë një takim me Komitetin Olimpik të Kosovës", thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga FHK.
Liridon Ibërdemaj