E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barjaba, Rroshi, Tahiri,... rilindasit e kontrabandës

26-03-2013 / Nga Artur Bego

Njerëzit e Edi Ramës po zbardhen si eksponentë të kontrabandës, krimit dhe mosnjohjes së ligjit. Pas xhepistit të Kalifornisë, Kosta Barjaba dhe halabakut të Kavajës, Elvis Rroshi, ka qenë radha e babait të Saimir Tahirit të çertifikohet si kontrabandist ilaçesh. Këta eksponentë rrëfejnë cilësinë e alternativës socialiste, si një alternativë jashtëligjore që rrezikon t’i japë legjitimim botës së krimit

Listës së “rilindësve” të Edi Ramës me Kosta Barjaban, Elvis Roshin…, etj., ju shtua dje edhe Saimir Tahiri, i biri i Bashkim Tahirit, i arrestuar po dje për kontrabandë medikamentesh mjekësore. Me këta emra që dukshëm janë futur në një garë, se kush të vjedhë më shumë nëpër qendra tregtare deri edhe “në fund të botës”, se kush të bëjë “cubin” në stadium, apo kush të kontrabandojë më shumë, Edi Rama duke “se ka qëlluar në shenjë”, kur të gjithë këta dhe të tjerë, që me ritmet e deritanishme pritet ti shtohen kësaj liste, ti etiketojë “rilindës”.
Kujt më mirë se Kosta Barjabës i shkon etiketimi “rilindës”...?!
A nuk është “rilindje” për atë, që të kapërcejë male e oqeane, për të shkuar deri në Amerikë (SHBA) dhe duke menduar se është në “ha merr e ik”, “mbushi krahun” me kostume e pantallona, ca për vete, ca dhuratë për ndonjë të gjatë…, dhe për çfarë për një copë vend-nderi në listën e kandidatëve për deputetë…
Por i kushtoi shtrenjtë…
… Sepse në SHBA, ende PS-ja nuk ka krijuar degën e saj që të mund të denonconte arrestimin e tij nga policia amerikane, si “arrestim politik”…, apo…, apo…, të bënte apel për “solidaritet njerëzor”…
Po Elvis Roshi…?!
Duket se kur Edi Rama mendoi dhe artikuloi për herë të parë termin “rilindje”, me siguri “rilindësin” Elvis Roshi ka pasur në mendje.
E do të gjatë…?! Jo…, jo…, bëjmë shaka…!
E do shpatullgjerë…?!
Duhet ta keni kuptuar besoj se sarkazma ka shkuar në kufijtë e groteskes…! Ama me gjithë këto “cilësi”…, e do “cub”…?!
OK!. Këtu jemi në rregull…! Këtë kusht e përmbushi, qoftë edhe me dhunën fizike ndaj një trajneri futbolli. Kaq mjafton që të jetë “rilindës”. Mos prisni më shumë se edhe vetë Edi Rama do të habitej, po të priste më shumë nga ky “rilindës”.
Poooo…, Saimir Bashkim Tahiri…?!
Oh, ky është “rilindës” e shkuar “rilindësit”…!
Dhe jo vetëm kaq…
Meritë për këtë, të paktën që nga dje, ka edhe babai i tij i cili shtoi numrin e “dështimeve, mashtrimeve e krimeve që shkojnë nga vjedhjet, abuzimet, korrupsioni…”, në këtë 8 vjet të kësaj qeverie. Për pasojë, nga dje, Saimir Tahirit nuk do ti duhet shumë për të rikonfirmuar veten si “rilindës” e shkuar “rilindësit”…, veçse sa tu bëjë “refresh” qëndrimeve të tija publike dhe, ose të pranojë edhe “shtimin e kontrabandës”…, ose të njohë suksesin e strukturave antikrim, antikorrupsion dhe antikontrabandë dhe të dalë e ta pohojë këtë me zë të lartë dhe me gjestikulacionet e imituara prej Edi Ramës.
Sa për atë tjetrën, që të zbulohet ndonjë fotografi e Saimir Tahirit me babanë e tij Bashkim Tahirin, të akuzuar për kontrabandë, me qëllim për ta rënduar pozitën “e inkriminuar” të “rilindësit” të PS-së (sipas edhe standardit që ka “aplikuar” vetë me ata që kanë dalë në foto me Arben Frrokun), nuk është se pritet ndonjë “zbulim” i tillë. Për më tepër nuk ka rëndësi, për aq sa Saimir Tahiri, në gjeneralitetet e tij, ka dhe nuk e mohon për baba Bashkim Tahirin…
Kaq mjafton për “rilindësin e shkuar “rilindësit”…, që ai të fillojë edhe “të lëpijë të gjitha çfarë ka pështyrë”… Ndërsa Eid Ramës nuk i mbetet tjetër gjë, veçse të presë, kush “rilindës” apo familjar “rilindësi” do të kontribuojë “për shtimin e krimit, korrupsionit e kontrabandës”, duke u sakrifikuar vetë si i inkriminuar, për një “çështje të madhe”…, dëmtimin e qeverisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›