E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Edi Rama flet për solidarizim me kauzën e kontrabandës së ilaçeve

26-03-2013 / Gazeta 55

Është e çuditshme, por e vërtetë. Edi Rama u solidarizua me deputetin e tij, Saimir Tahiri pak orë pas arrestimit të atit, duke nxjerrë në pah një cilësi të munguar publikisht. Edi Rama ka pasur mundësi të solidarizohet me banorët përfshirë në emergjenca civile,  në raste përmbytjesh në Shkodër apo bllokimesh dëbore të zonave të thella të veriut, por nuk e ka bërë një gjest apo ka thënë një fjalë. Ai ka pasur mundësi të solidarizohet me policinë e Shtetit kur janë vrarë policë dhe komisarë, por nuk e ka bërë një gjest të tillë apo ka thënë një fjalë. Mjerisht ka bërë politikë duke akuzuar papërgjegjshmërisht drejtuesit e lartë të policisë së Shtetit për dekonspirim dhe krime. Edi Rama ka pasur mundësi të solidarizohet me shqiptarët në luginë e Preshevës pas heqjes së përdhunshme të memorialit të luftëtarit të Lirisë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Solidariteti ёshtё njё lidhje shoqërore me tiparin-flamur tё përkujdesjes ndaj tjetrit si dhe të shkëmbimit të mirёsisё me njëri-tjetrin. Pra, solidariteti i rezervohet një kauze madhore apo një gjendje të jashtëzakonshme që përfshin një bashkësi dhe jo solidaritet me një kauzë evazioni fiskal apo kontrabande ilaçesh. Babai i Saimir Tahirit, është një i dyshuar për evazion fiskal dhe kontrabandë ilaçesh nga policia dhe solidarizimi i rrufeshëm i Edi Ramës me familjen Tahiri është një presion indirekt për prokurorë si rrjedhojë e politizimit të çështjes. Përtej kësaj, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që socialistët të ndryshojnë agjendë ideologjike, dhe t’u rikthehen parimeve të majta, aty ku solidarizmi mbetet një ndër parimet kryesore. Mirëpo qëllimi, vizioni apo qasja politike do tё ishte solidare me shqetësimet qytetare, nëse Partia Socialiste do tё ishte parti me rrёnjё komunitare nё shtresën qё pёrfaqёson. Çkulturizimi dhe neglizhenca ka qenё njё nga mekanizmat mё efikase te socialistëve pёr tё nënshtruar dhe nёpёrkёmbur ata qё ishin solidarë tё traditave dhe kulturave tё paravendosura e tё gjithëpranuara. Politikat e tyre nuk mund tё jenё pjellё e konferencave për shtyp, ku vendimet janë paravendosur nё mendjet e mbyllura qё prodhojnë ankth e stres publik. 

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›