E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat e rimbursueshme

Lista e re e barnave te rimbursueshme për vitin 2013 është pasuruar  me 19 barna te reja, ku përfshihen 13 formëdoza të reja  të barnave të listës si dhe 6 principe aktive të reja.  
“Këto barna shërbejnë për trajtimin e leucemisë, diabetit,  reumatizmes, insuficencës renale, epilepsise rezistente ndaj mjekimeve  te tjera, anemisë te fëmijët, për trajtimin e  sëmundjeve kardiovaskulare  etj, duke e çuar në 426 numrin e  barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2013. Fondi qe do te përdoret nga ISKSH për rimbursimin e barnave këtë vit  pritet të shkojë në 8.4 miliard lek (të reja), pra rreth  500 milion lek më shumë se një vit më parë”, bëri me dije drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana.                         Nga kjo listë e rimbursueshme do të përfitojnë kategoritë më në nevojë 
“Dhe sigurisht kategoritë më ne fokus janë ajo e pensionisteve dhe  veteraneve, te cilët mbulohen 100% nga lista e barnave te rimbursueshme.  Behet fjale për mbi 250 mijë persona, qe trajtohen çdo muaj me  barna cilësore qe kurojnë sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetit etj për te  cilët shkojnë 80% e fondeve te rimbursimit, ose 6.4 miliard lek ne vit”, sqaroi ajo.                                                    
Nga skema e re përfitojnë nga barnat e rimbursueshme edhe gratë shtëpiake, të cilat marrin vërtetimin e papunësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›