Lideret e BE mblidhen sot per te arritur nje marreveshje mbi buxhetin
Liderët e BE-së mblidhen sot në një samit dyditor në Bruksel, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për buxhetin europian.. Në të njëjtin samit, të mbajtur në muajin nëntor, liderët dështuan në arritjen e një kompromisi.
BBC thotë se me shumë gjasa në samit do të kërkohen shkurtime në administratën e BE-së, megjithatë, çdo gjë që do të arrihet sot dhe nesër, do të kërkojë votën e Parlamentit Europian dhe dihet që deputetët atje janë mbështetës të fuqishëm të shpenzimeve.
Britania, Gjermania dhe disa kombe të tjera kërkojnë uljen e shpenzimeve për të reflektuar kështu, kursimet që kanë ndërmarrë disa vende në kontinentin e vjetër.