Barnat kontrabandë, mbyllen 7 farmaci
19/11/2009 Subjekte të tjera u gjobitën pasi tregtonin barna që kishin skaduar
Konstatohen dhe mungesa të drejtuesve teknikë në farmaci
Përveç tregtimit të barnave kontrabandë shumë prej farmacive në vend vënë në rrezik shëndetin e pacientëve duke u dhënë për konsum barna që u ka skaduar afati i përdorimit. Aksioni i ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave është shoqëruar me mbylljen e 7 farmacive si dhe vendosjen e gjobave financiare për disa subjekte të tjera, të cilat kanë shfaqur probleme në këtë pikë. “Ndëshkimi për farmacitë ka ardhur si pasojë e tregtimit të barnave kontrabandë e të skaduara. Konkretisht, 7 farmacive u është hequr licenca, pasi tregtonin barna pa pullën e sigurisë, d.m.th. kontrabandë dhe të pakontrolluara, ndërkohë që dy farmaci janë gjobitur me 200 mijë lekë, pasi tregtonin barna të skaduara dhe 2 të tjera janë gjobitur me 50 mijë lekë, pasi gjatë kontrollit nuk është gjendur në vendin e punës drejtuesi teknik”, - ka pohuar drejtori i QKB-së Besnik Jakaj. Megjithatë, kontrollet dhe inspektimet do të vijojnë në mënyrë periodike dhe të befasishme në të gjitha farmacitë e vendit, të cilat kanë një licencë për tregtimin e barnave. Gjithashtu janë përcaktuar edhe detyrimet që këto të fundit do të duhet të plotësojnë duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm. Një ndër detyrimet që këto të fundit do të duhet të plotësojnë duke filluar nga shkurti i 2010-s, do të jetë shpërndarja e fletudhëzuesit në shqip për çdo ilaç që do të tregtojnë subjektet e tyre. Mosrespektimi i këtij detyrimi do të shoqërohet me masa ndëshkuese. Pohohet se aktualisht vetëm 50 për qind e barnave që shiten në vend e respektojnë këtë kriter, i cili synohet të bëhet i detyrueshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Specialistët e fushës kanë deklaruar pak kohë më parë se do të operohet me vendosjen e pullave të dyfishta të sigurisë për çdo bar që hyn në vendin tonë. Përkundrejt kësaj mase do të krijohet inspektorati i posaçëm për kontrollin e barnave dhe shërbimeve të tjera farmaceutike. Në çdo pikë doganore do të ketë një specialit, i cili do të ketë në dispozicion dhe regjistrin kombëtar të barnave për të evidentuar çdo medikament të importuar.
Tabela
Shitja e barnave kontrabandë, vendim për mbylljen e 7 farmacive
Barnat e skaduara, 50 mijë lekë gjobë për dy farmaci
Mungesa e drejtuesve teknikë, 50 mijë lekë gjobë dy subjekteve