Buxheti, lëvizjet e prokurorëve në rrethe
19/11/2009 Institucionet raportojnë në Komisionin e Ligjeve mbi projektbuxhetin e 2010-s
Rama kërkon shtesë 40 punonjës, Ministria e Financave e refuzon
Sistemi i prokurorisë do të përfshihet së shpejti në një tjetër valë ndryshimesh për të rritur efikasitetin e punës në këtë fushë të drejtësisë. Vetë prokurorja e përgjithshme Ina Rama gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve për buxhetin që qeveria i ka akorduar për vitin e ardhshëm institucionit që ajo kryeson, ka deklaruar se po mendon ta riorganizojë shpërndarjen e prokurorëve. “Është e vërtetë se nuk ka një ndarje të barabartë të çështjeve që shqyrtohen në prokuroritë e rretheve me ato kryesore. Kështu, ka më shumë çështje prokuroria e Tiranës, Durrësit apo Vlorës sesa prokuroritë e tjera, Pogradecit apo Peshkopisë. Ne jemi duke menduar një riorganizim, pra transferim të prokurorëve nga prokurori me pak çështje drejt atyre që kanë një volum të konsiderueshëm çështjesh”, - theksoi Rama. Për sa u takon sugjerimeve të saj, kryeprokurorja u përqendrua te numri i punonjësve dhe fondi pagave. Numrit të punonjësve që ka aktualisht Prokuroria e Përgjithshme (807), u shtohen edhe 40 punonjës, mes të cilëve 11 magjistratë. “Situata aktuale e bën të domosdoshme rritjen e numrit punonjësve. Parashikohet të ngihet Shërbimi i Eksperimentimit, që kërkon 3 persona. Me miratimin e ligjit për ekstradimet, që Komisioni po shqyrton, kërkon ngritjen e një zyre përkthimesh me 5 persona. Për prokurorinë e Përmetit, e cila do të ngrihet sipas dekretit të Presidentit, duhen gjithashtu 5 persona. Për sa u takon emërimeve për magjistraturën, në vitin e ardhshëm do të emërohen 10 magjistratë profesionalë dhe 6 para profesionalë; si dhe 5 administratorë të rrjeteve në gjithë qarqet”, - sqaroi kryeprokurorja. Në përgjigje të këtij shqetësimi, përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë në këtë komision, Vilma Causholli, është treguar e ngurtë në lëshimin e fondeve të tjera për këtë institucion, por ka sugjeruar që të shihet mundësia brenda sistemit. “Të shihet mundësia e riorganizimit brenda 807 punonjësve. Të shihet kufiri 330 i numrit të prokurorëve, si dhe i personelit mbështetës, nëse mund të reduktohet”, - tha ajo. Për sa u takon kërkesave të tjera për fondet në investime apo shpenzime operative, shefja e organit të akuzës u shpreh e kënaqur. Në Komisionin e Ligjeve raportuan edhe Avokati i Popullit, KLD-ja dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit të Gjyqësorit.
Avokati i Popullit
Avokati i Popullit, Emir Dobjani, ka qenë i vetmi ndër katër institucionet që paraqitën pretendimet e tyre para Komisionit të Ligjeve. Nga 17.5 milionë lekë që kishte kërkuar, Ministria e Financës i ka akorduar vetëm 6 milionë lekë. Dobjani e konsideroi antikushtetues projektbuxhetin, që cenon pavarësinë financiare të institucionit të tij.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, është shprehur i kënaqur për parashikimet e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Ministria e Financave kishte marrë parasysh kërkesat e KLD-së jo vetëm për shpenzimet operative, fondin e investimeve, por edhe për shtimin e punonjësve nga 41 në 52. “I rëndësishëm është shtimi i numrit të inspektorëve”, - tha Spahiu.
Prokuroria dhe ZABGJ
Prokuroria e Përgjithshme për buxhetin e vitit të ardhshëm do të marrë nga buxheti i shtetit 1 336 855 000 lekë. ndërkohë që Zyra për Administrimin e Buxhetit të Gjyqësorit i është akorduar një shumë prej 1 820 000 000 lekë. Për planifikimin, menaxhimin dhe administrimin janë parashikuar 35 900 000 lekë, për buxhetin e gjyqësorit janë parashikuar 1 784 100 000 lekë.