Borxhet, biznesmeni Gjergji Kerri i jep fund jetës me fostoksinë
19/11/2009 55-vjeçari u gjet i shtrirë në ambientet firmës së tij “KMFK”
TIRANE- Vetëhlemohet në ambientet e firmës së tij një 55-vjeçar nga Tirana. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme kur biznesmeni Gjergji Kerri, 55 vjeç, banues në Rrugën e Elbasanit është gjetur në gjendje të rëndë nga disa punëtorë në ambientet e firmës se tij “KMFK” (konstuksione metalike) me qendër në Fushë Prezë. Mësohet se ai është transportuar menjëherë në spital, por me gjithë ndihmën mjekësore, 55-vjeçari Kerri ndërroi jetë disa orë më pas. Lidhur me këtë çështje policia menjëherë pas sinjalizimit nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes. Burime zyrtare nga policia thanë se pas hetimeve të para rezultoi se 55-vjeçari është vetëhelmuar me lëndë helmuese fostoksinë. Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një letër që Kerri kishte shkruar para se t’i jepte fund jetës, si edhe një tubet cilindrik me 7 copë tableta fostoksinë, me ngjyre gri me jeshile. Blutë nuk pranuar të jepnin detaje mbi tekstin e letrës, por ata thanë se pista që aktualisht po hetojnë, ka të bëjë me borxhet e pashlyera të biznesmenit Gjergji Kerri. Për të zbuluar plotësisht rrethanat e ngjarjes, efektivat e policisë, kanë administruar në dosje edhe disa dëshmi të personave të afërt të viktimës si dhe të punonjësve të tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës.