Turku s’i bën derman gruas së “kalltë”
Një rast i pazakontë ndodhi këto ditë në Gjermani. Një turk i sfilitur nga lodhja, i cili jeton në Gjermani me familjen, u detyrua ta thërriste policinë për t’u mbrojtur prej bashkëshortes së tij të eksituar. Ai i tha policisë së gruaja s’po e linte të qetë, vazhdimisht ishte e eksituar dhe dëshironte të bënte dashuri.
Ai shkoi drejt e në stacionin policor në Wailblingen dhe u tregoi djelmoshave me uniforma të kaltra se bashkëshortja s’po e linte të bëjë gjumë rehat.
Për të mos qenë e tërë kjo një mahi pa kripë, policët e kuptuan kur rrëfeu se që katër vjet ai fle në dhomën e ditës, për t’i shpëtuar sulmeve të gruas. Ai tha se as kjo nuk i ndihmonte, pasi bashkëshortja vinte edhe në dhomën e ndejës dhe kërkonte nga burri i saj t’i përmbushte detyrimet e martesës.
Me shpresë se do të gjente qetësi, burri kërkoi shkurorëzim. Ata janë të martuar që 18 vjet dhe kanë dy fëmijë, ndërsa se a do të qetësohet gruaja “e kalltë” mbetet të shihet.