Muaji i mjaltit me vjehrrën! Jo, faleminderit
Italiania e zemëruar 36-vjeçare dorëzoi kërkesën për shkurorëzim vetëm një muaj pas martesës, pasi bashkëshorti i saj e kishte marrë edhe nënën me vete në muajin e mjaltit.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, çifti ishte nisur në dhjetor në muajin e mjaltit në Francë, kur në aeroportin Fiumicino të Romës takuan nënën e dhëndrit e gatshme për të udhëtuar me ta.
Edhe pse nusja u tërbua nga zemërimi, dhëndëri e qetësoi duke i thënë se nuk mundte ta linte nënën vetëm, për shkak të shëndetit të saj jo të mirë.
Treshja kështu kaloi muajin e mjaltit së bashku, por me t’u kthyer në Itali, nusja kërkoi shkurorëzim, duke përmendur njërën nga arsyet edhe “lidhjen e tepruar emocionale të bashkëshortit me të ëmën”