Barnat, po përshpejtohen procedurat e furnizmit
Autori i Lajmit: red.
Pas deklaratave të mjekëve se mungesa e ilaçeve po mbyll sallat e operacioneve, ka reaguar dje drejtoria e QSUT-së. Sipas saj, furnizimi me medikamente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë po shkon drejt përmirësimit. “Aktualisht është siguruar plotësisht aktiviteti normal i të gjitha shërbimeve të Urgjencës, përfshirë këtu edhe Kirurgjinë dhe stafi drejtues aktual, së bashku me administratën, po punojnë pa ndërprerje për normalizimin e punës në spital”, - thuhet në njoftimin e drejtorisë. Sipas Drejtorisë së QSUT-së, gjendja jonormale e krijuar kohët e fundit, ka ardhur si pasojë e administrimit joeficent të procedurave të prokurimit të medikamenteve dhe është e trashëguar nga stafi i mëparshëm. Administrata e QSUT-së po punon për prokurimin me procedura të përshpejtuara, konform ligjeve në fuqi, për të gjithë gamën e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në spital. “Në këtë drejtim kemi pasur bashkëpunim dhe ndihmë nga spitalet e tjera, si Spitali Obstetrik-Gjinekologjik Koço Gliozheni , Spitali Qendror Ushtarak, etj, dhe po punojmë për sigurimin e ndihmave edhe më gjerë”, - vlerëson Drejtoria e Përgjithshme e QSUT-së. "Gjendja në shërbimin e Kirurgjisë do të normalizohet brenda një kohe shumë të shkurtër edhe në drejtim të operacioneve të planifikuara", përfundon njoftimi i drejtorisë së QSUT-së.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008