Krijimi i Botës, tingulli i Bing-Beng, 500 mijë vite larg
Autori i Lajmit: red.
Shkencëtarët shpresojnë të materializojnë grimcën e Zotit, për t i dhënë më pas shpjegim ekzistencës së masës, që është një mister i madh, kurrë i zbuluar, por vetëm hipotezë nga shkencëtari skocez Peter Higgs. Dje, në Gjenevë është vënë në punë akseleratori më i madh në botë. Me ndihmën e tij shpresohet të rikrijohen kushtet e Big -Beng, që më pas gjeneroi Universin shoqëruar plot mistere. Të tjerë ekspertë kanë manifestuar frikën e prodhimit të anti-lëndës (të ashtuquajturat vrima te zeza) dhe kjo ka bërë nisjen e diskutimeve të shumta sidomos para nisjes së eksperimentit. CERN ka siguruar se njerëzimi nuk do të ketë asnjë problem nga ky eksperiment.
Askush nuk është i panjohur me këtë teori, një shpërthim i pamatë i krijuar nga asgjëja. Në pamjen e parë, një shpërthim kozmik krijoi materien dhe Universin dhe gjithçka që ishte grumbulluar brenda një pike, shpërtheu dhe vazhdoi të largohej e të largohej në mënyrë të pakthyeshme, duke u zgjeruar pafundësisht. Por mendimi njerëzor ngec duke mos kuptuar si u shndërrua hiçi në energji kolosale për të krijuar Universin. Besimtarët thonë Zoti. Disa shkencëtarë të tjerë mbeten skeptikë, derisa ta kenë provuar përfundimisht këtë gjë. Është një thënie e një shkencetari, shkenca nuk është një kundërshtim i Zotit, por është tepër e re për t i dhënë përgjigjje shfaqjeve te tij.
Rrymat e tingullit Bing-Beng të galaktikës
Rrymat e tingujve që gjëmojnë nëpër hapësirë u çelin shtegun studimeve të reja në këtë lëmë. Dy skuadra duke hulumtuar universin zbuluan se galaktikat aktualisht janë të grumbulluara bashkë, shpesh në distanca prej 500 milionë vitesh-dritë. Në përgjithësi, distanca e galaktikave harmonizohet me rrymat e tingujve. “Triumfi është se sinjali është parë në zonën e parashikuar”, tha Riçard Elis, astronom. Zbulimi është i përmasave të mëdha sepse grupe të ndryshme kanë arritur në të njëjtin përfundim. Astronomët e një skuadre studiuan vendndodhjen e 221000 galaktikave nëpërmjet një teleskopi në Australi. Skuadra tjetër vëzhgoi 46000 galaktika brenda 6 bilionë vitesh-dritë me një teleskop në Nju-Meksiko, SHBA. Zbulimi përkon me parashikimet bërë para 30 vjetësh. Grupet gjurmuan strukturën 500 milionë viteve-dritë në momentet e para pas shpërthimit të universit dhe shndërrimit të tij në 13,7 bilionë vjet më parë, kur kuantumi misterioz luhatej nëpër hapësirë. Por kur grumbujt e gazit u rritën, fotonet në mjegullën e dendur u tendosën nga presioni i jashtëm dhe kundërvepruan. Këto forca të kundërta lëshojnë presion apo tinguj, dallgë, që lëkunden brenda mjegullës. Rrymat e tingullit kanë udhëtuar rreth 500.000 vite-dritë kur tingëllima big bang ka ndaluar. Kjo rritje e rrymës së tingullit e ka origjinën në të gjitha pikat e universit. Lindja e galaktikave priret për t u përsëritur në skajet e gurgullimës, ku dendësia është pak më e vogël dhe forca e tërheqjes pak më e madhe.
Cfarë është Bing-Bengu
“Vetëm disa orëmbas big – Bengut prodhimi i heliumit dhe elementëve të tjerë duhet të ketë ndaluar. Dhe mbas kësaj, për miliona vite që pasuan ose diçka të përafërt, Gjithësia duhet të ketë vazhduar të zgjerohet, pa ndodhur gjë tjetër për t u shënuar. Së fundi, me rënien e temperaturës në disa mijëra gradë, dhe kur elektronet dhe bërthamat nuk kishin më energji të mjaftueshme për të përballuartërheqjen elektromagnitike ndërmjet tyre, ata duhet të kenë filluar tëkombinohen me njëri – tjetrin për të formuar atomet. Gjithësia në tërësi duhet të ketë vazhduar zgjerimin dhe ftohjen, por në zonat që kanë qënë pak më të dëndura se mesatarja, zgjerimi duhet të jetë ngadalësuar si pasojë etërheqjes ekstragravitacionale. ing– Bengu është pasojë e disa forcave natyrore të panjohura nga njeriu, që do të mbeten të tilla përgjithmonë.
Pas krijimit të Universit, “rastësia” e dytë, kombinimi që krijoi Jetën
Lëvizja biologjike, vetëm një sekuencë e shkurtër brenda lëvizjes kimike e fizike
Koha e formimit të lëvizjes biologjike duhet konsideruar tepër minore në raport me atë kimike dhe shtrirja
hapësinore, tepër e kufizuar. Rastësitë kimiko – fizike duhen konsideruar ekstreme, përsa i përket mundësisë së lindjes së lëvizjes biologjike. Në vetvete, lëvizja biologjike është një formë më e lartë se lëvizjet e tjera (mekanike, fizike dhe kimike) dhe duhet të përbëjë një rastësi ekstreme të dinamikës së ishullit tonë lëndor. Problemi i llojshmërisë së botës biologjike është i varur kryekëput nga dinamika e botës kimike, nga e ka prajardhjen direkte bota biologjike. Alternimi rastësor që lëvizja kimike bën me atë fizike për t i dhënë mundësi botës biologjike për të lindur, e më vonë, për t u zhvilluar, duhet të përbëjë një rastësi ekstreme të dinamikës së ishullit tonë lëndor dhe një hop cilësor jashtë përmasave kimike dhe fizike. Kjo rastësi, duke u mbështetur në atë që njohim deri më sot, duhet konsideruar kaq e kufizuar, sa ajo nuk mund të çojë në asnjë domosdoshmëri të mëtejshme. E vetmja domosdoshmëri që duhet t i dedikohet lëvizjes biologjike, është predospozita për të krijuar lëvizjen shoqërore, si një rastësi fundore pa asnjë domethënie për ishullin tonë lëndor, si forma më e lartë e organizimit të tij, pa asnjë ndikim konkret mbi jetën e këtij ishulli.
Shpikësit që i dhanë botës mjetet e zhvillimit, por që i njohin një Shpikës të Madh…
Shkencëtarët që kundërshtuan Evolucionin darvianian
Xhul, një nga 717 shkencëtarët që nënshkruan kundër mësimit të Darvinit në shkolla
“Shkencëtarët nuk besojnë. Shkenca nuk e pranon fenë”. Kjo është një thashethemnajë me të cilën na bie të takohemi jo rrallë. Por, a është e vërtetë, që shkencëtarët janë ateistë dhe se mendimi shkencor të largon nga besimi? Faktet e sjella më poshtë dëshmojnë se besimi nuk është karakteristikë e njerëzve të sipërfaqshëm e që nuk njohin thelbin e sendeve, që nuk thellohen tek fenomenet. Emrat e dijetarëve më të mëdhenj që kanë bërë historinë e teorive më të mëdha në lëmenjtë e shkencës, pa llogaritur dyzinën e studiuesve e hulumtuesve që kanë jetuar në të gjitha kohët, natyrisht pa mohuar faktin se të tjerë emra të mëdhenj kanë qenë ateistë, së paku të bën të mendosh se rrugët e besimit dhe të shpikjeve nuk janë të ndara. Ndoshta besimi, më tepër se çështje inteligjence, duhet parë si një e dhënë e brendshme e gjithësecilit…
Xhejms Preskot Xhul
Përveç zbulimit të tij të ligjit të parë të termodunamikës, Xhul tregoi gjithashtu si të llogaritet nxehtësia e prodhuar nga rryma elektrike në përcjellës dhe ishte i pari që llogariti shpejtësinë e një molekuke gazi. Xhul, si zbulues i këtyre ligjeve të rëndësishme shkencore, ishte një shkencëtar që besonte se mund të afrohej më shumë me Zotin po të njihte ligjet e natyrës. Besimi i tij e nxiti të vazhdonte më tej vëzhgimet e tij. Ai ishte një nga 717 shkencëtarët që nënshkruan një deklaratë kundër Darvinit në 1864.
Frensis Bekon (1561-1626)
“Shkenca, kundër supersticionit”
Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm. Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është “pas fjalës së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja më e aprovuar e fesë.”
Galileo Galilei (1564-1642)
“Zoti, autori i gjithë të vërtetave”
Galileo Galilei është personi i parë që ka përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave.
Bleiz Paskal (1623-1662)
Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë, Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.
Një figurë e shquar në historinë e shkencës, Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, që nga matematika e deri te rregulli i elementëve.
Zhorzh Kuviè (1769-1832)
Kuviè ishte një nga anatomistët dhe paleontologët më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion.
Xhozef Henri (1797-1878)
Fizikanti dhe shkencëtari i devotshëm amerikan Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim hyjnor.
Njuton: “Krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”
Isak Njuton (1642-1727: I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Përveç zbulimeve të tij shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje të Krijimit. Ai mbështeste idenë se “krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”. Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë, në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm dhe të urtë. Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira e tij për t iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij e famshme Principia Mathematica (Matematika Elementare):…Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi… Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave”
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008