Tirana, qyteti më i “ngushtë” në botë
Autori i Lajmit: red.
Dendësia e popullsisë në Tiranë është në shifra 100 për qind më të larta sesa normat e lejuara dhe sërish ndërtimet në kryeqytet nuk kanë të sosur, edhe në kurriz të hapësirave të gjelbra. Sipas specialistëve, në një hektar tokë në Tiranë jetojnë deri në 1.500 banorë, ndërsa në qytetin më të populluar të planetit, Hong-Kong, ky raport është vetëm 150 banorë për një hektarë tokë. Aktorë të shoqërisë civile dhe ambientalistë kanë vendosur të krijojnë Lëvizjen për Mbrojtjen e Kryeqytetit, ndërsa në takimin e tyre të parë informal, shqetësimi kryesor i ngritur ishte projekti për ndërtimet e parashikuara në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Qëllimi i kësaj lëvizjeje civile është ndërgjegjësimi i opinionit publik për situatën e rëndë mjedisore që, sipas tyre, është krijuar në kryeqytet nga ndërtimet pa kriter, duke ndjekur shembullin e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, e cila ka qenë një zë shumë i fuqishëm kundër ndërtimit të parkut energjetik në qytetin bregdetar. Ajri në vendin tonë përbëhet nga lëndë të ngurta pezull (LNP) dhe lëndë të ngurta me dimensione grimcash nën 10 mikron (PM10), tregues mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian. Monitorimet e kryera gjatë muajve të fundit kanë treguar se qendra e Tiranës dhe periferia janë zonat që i tejkalojnë deri në 10 herë këto standarde dhe normativa të përcaktuara. Ajri i rënduar nga plumbi dhe pjesëza të vogla të quajtura PM10 dëmtojnë mushkëritë dhe shkaktojnë kancer. Studimet e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, nga ku bazohen edhe të dhënat e Ministrisë së Mjedisit, tregojnë se nga 7 qytetet e monitoruara, Tirana zë vendin e parë për praninë e grimcave sospende në ajër. Ajri në kryeqytet, sipas të dhënave e tejkalon normën e dioksidit të azotit në disa zona, sidomos në kryqëzimet e mëdha siç është ai i "21 Dhjetorit". Sipas ISHP, Tirana ka situatë të vazhdueshme gravide, lidhur me përmbajtjen e grimcave të ngurta në ajrin e saj, ku makinat e vjetra, cilësia e karburanteve dhe ndërtimet e shumta janë ndër faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërkohë në qytetet e tjera të monitoruara situata paraqitet normale, përveç qytetit të Elbasanit. Për sa u përket masave të marra deri më tani nga institucionet përkatëse, ato janë të pamjaftueshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit urban në Tiranë. Ndërkohë që masa të tjera nga Ministria e Mjedisit janë edhe vendosja e gjobave për firmat ndërtuese, të cilat nuk plotësojnë standardet mbrojtëse.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008