E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barofsky: SHBA mund të përballet me një tjetër krizë financiare

Shtetet e Bashkaura të Amerikës mund të përballen me një tjetër krizë financiare, vitet e ardhshme. Sipas një bilanci në lidhje me shpëtimin e bankave amerikane prej shtetit, në këtë sektor pritet të ketë vitet e ardhshme një krizë tjetër të rëndë. Lajmi është bërë publik nga Neil Barofsky, i cili në cilësinë e përgjegjësit të bilancit , konstaton që pa një reformë themelore të tregut të saj financiar SHBA-ja do të vazhdojë - rrugën e saj malore plot kthesa, por kësaj here në një automjet më të shpejtë". Shpëtimi i suksesshëm i bankave me ndihma në miliarda prej taksave, thotë Barofsky, e ka nxitur më tepër madhësinë e bankave dhe gatishmërinë e tyre për t'u hyrë rreziqeve, si dhe krijimin e një flluske të re pasurish të patundshme. Përveç kësaj në bursë nuk vihen re ndryshime në kulturën e shpërblimeve të ekzagjeruara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›