Kosovë/ Rezultatet paraprake, PDK fitoi në Prizren dhe Lipjan
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Prizren dhe në Lipjan, ku u zhvilluan përsëritjet e zgjedhjeve për kryetar komune.
Në Prizren, kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, ka fituar 53,2% të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi, 46,8%.
Në Lipjan, kanidati i PDK-së, Shukri Buja, fitoi 53,7%, ndërsa Imri Ahmeti fitoi 46,3%.
Këto rezultate janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një konferencë për shtyp të mbajtur pak pas mesnatës.