Barometri Ballkanik 2021, qytetarët mbëshesin bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE, punësimi ende shqetësim

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten në masë mbështetës të anëtarësimit në BE. Këtë e ka konfirmuar edhe Barometri Ballkanik 2021 i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që mat percipetimet e qytetarëve dhe sipërmarrjeve në rajon. Sekretarja e Përgjithshme e KBR, Majlinda Bregu tha se qytetarët e rajonit mbështesin bashkëpunimin rajonal pasi mendojnë se mund të kontribuojnë në një situtatë më të mirë politike.
Pavarëisht se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk munden te nisin negociatat edhe pas vleresimit se i kishin permbushur kushtet, rreth 40 perqind e te anketuarve ne Shqiperi mendojne se vendi mund te anëtarësohet ne BE brenda vitit 2025, nje percpetim aspak realist.
Papunësia vijon të mbetet shqetësimi më I madh për qytetarët e rajonit. Ndërsa si institucionet më të korruptuara rendisin partitë politike.