Baronesha Ashton sot në Tiranë, zbardhet axhenda
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë/Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, pritet të mbërrijë sot në Tiranë. Lajmi u bë i ditur dy ditë më parë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, ku thuhet se shefja e diplomacisë europiane do të nisë një vizitë në Ballkanin Perëndimor.
Fillimisht Ashton do të vizitojë Malin e Zi, më pas Shqipërinë për ta përfunduar vizitën në Maqedoni. “Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën europiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, - deklaroi Ashton.
Zëdhënësja e Ashton, Koçijançiç zbardhi axhendën e Baroneshës në Tiranë. Mësohet se ajo do të zhvillojë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Berisha dhe shefin e opozitës Edi Rama. Pas takimeve do të ketë edhe një deklaratë për mediat.
Sipas zëdhënëses Koçijançiç, në fokus të vizitës së Baroneshës Ashton në Ballkan është perspektiva evropiane e rajonit si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve.
1. Takim me Presidentin Bujar Nishani në orën 11:00 në Presidencë.
2. Takim me Kryeministrin Sali Berisha në orën 11:40 në Këshillin e Ministrave.
3. Takim me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në orën 12:30 në Hotel Sheraton.
4. Deklarate për shtyp në orën 13:10 në Hotel Sheraton.
(er.nu/BalkanWeb)