Gjyshja e Nazimes: Nëse nuk do ta vriste Fiqiriun, do mbaronte si Aishe Vata
TIRANE - “Jeta e Nazimes u shkatërrua. Gjykata duhet të vërë dorën në zemër. Mbesa ime nuk duhet të dënohet aq shumë, pasi është abuzuar dhe ka vuajtur. Nëse nuk do ta kishte vrarë Fiqiri Muçën, do të kishte fatin e Aishe Vatës...”.
Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, reagoi ashpër pas kërkesës së prokurorisë për dënimin e mbesës së saj me 17 vite burg. Për krimin e rëndë, Drita Visha fajëson policinë, e cila nuk ka kryer hetime për rrëmbimin e Nazimes, pavarësisht se ata e kanë denoncuar, por e mbyllën dosjen me lekët që u dha i ndjeri Fiqiri Muça, çka më pas do ta detyronte sipas saj mbesën që të kryente krimin makabër.
“Nazimja ka vuajtur tërë jetën. Për katër vite është abuzuar nga Fiqiri Muça, i cili shkatërroi jo vetëm jetën e Nazimes, por edhe tonën. Asnjë nuk pyeti dhe policia nuk hetoi kur Nazimen e rrëmbeu. E mbyllën çështjen me lekë. Nazimja nuk duhet të dënohet”, - thotë e moshuara. Gruaja e cila në kokë mban shaminë e bardhë, është e vendosur që deri në ditën e fundit të jetës t’i qëndrojë pranë mbesës. “Unë jetoj me një pension, e sërish do t’i shkoj pranë Nazimes në burg. Nuk do ta braktis kurrë, derisa të jem gjallë”, - rrëfen gjyshja, e mezi mban lotët.
Gjyshi i Nazimes, edhe ai në moshë të thyer, shprehet se Fiqiri Muça ia shkatërroi jetën mbesës. “Ai e ndau nga i fejuari”, - thotë ai. Ndërkaq, nuk heziton t’ia hedhë fajin policisë. “Policia nuk duhet ta mbyllte lehtë rrëmbimin e Nazimes. Ai u dha lekë dhe ata e mbyllën gojën”, - thotë plaku. Ndërkaq, për pjesëtarët e familjes Visha, gjithçka do të kishte qenë më e lehtë nëse Fiqiri Muça do të pranonte ta merrte për nuse Nazimen, edhe pse ishin të ndërgjegjshëm që ai ishte i martuar dhe baba i pesë fëmijëve.
Në seancën e djeshme gjyqësore, prokurori kërkoi dënimin e Nazime Vishës me 17 vite burg për vrasjen e Fiqiri Muçës, në gusht të vitit të kaluar.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)