E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikadat edhe ne Elbasan e Sarande

Zgjerimi Paralizohet per dy ore edhe aksi Elbasan-Librazhd mbyllet Qafa e Muzines

Socialistet e Elbasanit dhe ata te Sarandes te cilet nuk u perfshine te enjten ne bllokimin e rrugeve si shenje presioni ndaj qeverise dhe mazhorances u bashkuan dje me revolten duke bllokuar per rreth dy ore dy akse te rendesishme rrugore.

Ne Elbasan simpatizantet e Partise Socialiste te udhehequr nga deputetet socialiste te qarkut dhe kryetari i Bashkise Qazim Sejdini e nisen tubimin e tyre paqesor prane varrezave te deshmoreve ne dalje te qytetit pergjate aksit nacional Elbasan-Librazhd. Protestuesit kane kerkuar largimin e Arben Ristanit nga drejtimi i KQZ-se dhe mbrojtjen e votes qe sipas tyre po vidhet nga Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha. Sipas deputetit Ilir Bejtja Ristani po vjedh voten e qytetareve dhe socialistet duhet ta mbrojne ate me cdo kusht. Protesta eshte ndjekur nga afer nga nje numer i konsiderueshem policesh te cilet nuk kane nderhyre kur protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve ne rrugen nacionale.

Ne Sarande protesta e finalizuar me bllokimin e rruges nacionale nisi dicka me heret se ne qytetet e tjera te vendit. Rreth ores 1500 qindra socialiste nga Saranda dhe Delvina kane udhetuar drejt Muzines duke bere bllokimin e rruges e paralizuar qarkullimin e automjeteve ne kete nyje lidhese mes Sarandes Gjirokastres dhe Kakavijes. Nisja eshte bere nga selia e degeve lokale te PS ne Sarande e Delvine me autovetura private dhe me dy autobuse. Ne oren 16.00 Qafa e Muzines eshte bere e pakalueshme me gjithe prezencen e policise se rendit dhe sherbimin e njesise rajonale te qarkullimit rrugor. Nga te dy anet e Qafes se Muzines jane grumbulluar nje numer i madh automjetesh. Ne nje prononcim per mediat kryebashkiaku i Sarandes Stefan ipa tha se Ky pushtet kerkon ne mes te dites me Sali Ristanin dhe turmen e tyre tu vjedhe voten shqiptareve si hajdute pulash dhe ne tavoline te nxjerrin fitimtar Lulin e vocerr qe kurre nuk ka per tu bere i madh. Manifestimi u shoqerua nga djegia e disa gomave  makinash ne rruge.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›