E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Stonestreet Te nise reforma zgjedhore

Takimi

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka zhvilluar dje nje takim me kreun e Misionit te Vezhgimit te OSBE/ODIHR Jonathan Stonestreet. Qe ne fillim te takimit kreu i qeverise Berisha i shprehu mirenjohjen atij per kontributin qe ai dhe delegacioni i OSBE/ODIHR-it dhane ne vezhgimin e zgjedhjeve vendore te 8 majit.

Stonestreet theksoi se ne aspektin e perdorimit te burimeve te administrates publike u pa nje permiresim i qarte ne krahasim me zgjedhjet e shkuara. Nje fokus te rendesishem gjate takimit mori edhe rendesia e fillimit sa me shpejt te reformes zgjedhore si dhe adresimin e te gjitha rekomandimeve te meparshme dhe atyre qe do te dalin nga raporti i ODIHR-it per zgjedhjet vendore te 8 majit per konsolidimin e nje procesi zgjedhor brenda standardeve europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›