E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Lereni KQZ-ne te numeroje e qete

Kandidati demokrat i konsideron deklaratat e nderkombetareve si kritika per PS-ne

Partia Demokratike vijoi dje ta konsideroje si normal procesin e numerimit te votave qe po zhvillohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe po keshtu denoi ate qe e konsideron dhune ndaj ketij institucioni demokratik.

Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha nuk ngurroi te shfaqte pasditen e djeshme entuziazmin e tij ne lidhje me avantazhin qe po fitonte ne KQZ ndaj rivalit ne gare Edi Rama. Por nga ana tjeter ai theksoi se KQZ-ja kishte ende vota per te numeruar dhe se fituesi i vertete i zgjedhjeve do te dilte pasi te gjitha votat e panumeruara me pare te perfundonin se numeruari. Padyshim ndihem optimist nga rezultatet ndersa KQZ-ja duke vepruar si KZAZ per Tiranen vazhdon shqyrtimin e votave te panumeruara te vendosura ne kutite per funksionet e tjera. Por askush nuk duhet te deklarohet fitues derisa zerat e te gjithe qytetareve te jene degjuar dhe procesi normal ligjor te kete perfunduar. Qe ne fillim te procesit te numerimit une kam thene se cdo vote duhet te numerohet dhe zerat e te gjithe qytetareve duhet te degjohen dhe vazhdoj te mbetem i vendosur per kete deklaroi Basha ne nje dalje per mediat pasditen e djeshme.

Nga ana tjeter ai citoi edhe deklaratat e nderkombetareve te bera dje ne kuader te dhunes qe duhej parandaluar ne vend. Sipas tij keto deklarata ishin bere kunder veprimeve te fundit te socialisteve te cilat shkonin deri ne bllokime rrugesh dhe prishje te rendit publik.

Kjo gare eshte shume e ngushte dhe vecanerisht sepse eshte kaq e ngushte duhet ti permbahemi ligjit dhe per te zgjidhur mosmarreveshjet duhet te perdorim institucionet zgjedhore. Bllokimi i rrugeve konfliktet me policine apo protestat e dhunshme para KQZ-se nuk ndihmojne ne ecjen para te ketij procesi deklaroi Basha duke shkeputur pjese nga deklaratat e perfaqesueses se larte te KE-se Katherin Ashton dhe ndihmes-sekretarit amerikan te Shtetit Filip Gordon.

Ne kete kuader Basha kerkoi qe institucionet ligjore te punojne te qeta deri ne kohen kur zerat e qytetareve te jene degjuar plotesisht.

Nga ana tjeter me heret deputeti i PD-se Gerti Bogdani deklaroi se tashme ishte e qarte se Edi Rama eshte shume i frikesuar nga rezultati perfundimtar qe do te dale pasi te jene numeruar te gjitha votat dhe zeri i te gjithe qytetareve te jete degjuar. Ne kete kuader ai e akuzoi Edi Ramen per vjedhje te votave ne kete moment te procesit. Se po ndien humbjen ai po perpiqet te vjedhe vota te panumeruara duke i lene ato jashte procesit duke hedhur akuza absurde njera pas tjetres. KQZ duke vepruar si KZAZ per Tiranen po i numeron votat e panumeruara drejtperdrejt ne TV deklaroi Bogdani duke e konsideruar si teper transparent procesin qe po kryen aktualisht KQZ dhe qe i ka dhene nje avantazh prej gati 50 votash kandidatit demokrat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›